Berisha: Në 4 vitet që vijnë do finalizojmë rrugën e Arbrit
Kryeministri Berisha ka prezantuar sot kandidatin e koalicionit “aleanca për qytetarin” për bashkinë e Burrelit Skënder Lleshi.
Në fjalën e tij kryeministri Berisha u ka premtuar qytetarëve se në 4 vitet e ardhshme qeveria do të bëjë të mundur përfundimin e një prej rrugëve më të rëndësishme, rrugën e Arbërit.
Më tej kryeministri Berisha ka premtuar se në 4 vitet e ardhshme Mati do të kthehet në një rreth të zhvilluar ndërsa ka shtuar se qeveria do të financojë çdo projekt për zhvillimin e tij.
“Në 4 vitet që vijnë ne do shpalosim para jush dhe do të kthejmë në vlera pasuritë e mëdha të këtij rrethi, potencialin e tij të madh minerar, turistik dhe ujor” theksoi Berisha.
Më tej kryeministri Berisha theksoi se gjatë 4 vitet e ardhshme qeveria do të asfaltojë çdo km rrugë duke ndërtuar Euopën që shqiptarët meritojnë.
“Europa na mungonte ne dhe prap na mungon sepse ne duhet të udhëtojmë në fshatrat dhe qytetet tona njëlloj si qytetarë europianë” theksoi Berisha duke shtuar se vitet që vijnë matianët do të arrijnë në kryeqytet në rrugë europiane në një kohë më të shkurtër.