Basha: Do të rehabilitohen 4 fusha sportive

Duke nderuar 80 vjetorin e lindjes së futbollit shqiptar, Miço Papadhopulli me nje ceremoni të veçantë, kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se do të nis rehabilitimin e 4 fushave sportive. Kjo me qëllim që sportitistët, të rinjtë të kenë më tepër mundësi për aktivitet fizike. Kryetari Basha tha se ndërhyrjet do të bëhen në aneksin e vjetër të "Qemal Stafës", fushës sportive të Kombinatit dhe dy fushave të tjera sportive në njësinë bashkiake 3 dhe një tjetër në Laprakë.
Në ditëlinjen e tij, futbollisti Miço Papadhopulli ka shprehu mirënjohjen edhe për angazhimin e tij, në këshillin e sportit dhe kulturës, në Bashkinë e Tiranës.
Në bashki u organizua një ceremoni festive për 80 vjetorit të lindjes së ikonës së futbollit shqiptar, Miço Papadhopulli. Kjo në simbolikën për të kujtuar çdo kënd që ka dhënë kontribut të rëndësishëm, pavarësisht viteve të lëna pas.