Zhivanoviç lirohet nga akuzat për sulm të Ambasadës amerikane

Lirohet nga akuzat për sulm të Ambasadës amerikane në shkurt të 2008. Gjykata e Lartë në Beograd ka liruar Millan Zhivanoviç nga akuzat për djegien e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Beograd, ndërsa e ka dënuar me një vit burg për vjedhje të lëndeve nga ndërtesa e Ambasadës.
Gjykatësi, Millan Llondroviç, ka thënë se nuk ka prova, në bazë të të cilave gjykata mund të konstatojë se Zhivanoviq, i vetëm ose në grup, ka marrë pjesë në djegien e selisë së misionit diplomatik.
Zhivanoviç, student i ekonomisë, është akuzuar për pjesëmarrje në djegien e ambasadës amerikane më 21 shkurt të 2008-ës, në shenjë kundërshtimi ndaj shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Aktakuza kundër tij është ngritur më 13 prill të vitit 2009, ndërsa gjykimi ka nisur më 4 nëntor të atij viti.