Basha: E gjithë politika do përfaqësohet në samitin e Bukureshtit
Mbledhja informale e ministrave të Jashtëm të BE-së, që u zhvillua në Brdo të Sllovenisë, vendi i radhës që kryeson presidencën e radhës të BE-së, në diskutimet për situatën në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe progresin e Shqipërisë të bërë gjatë viteve të fundit, konstatuan se ritmi i progresist i Shqipërisë është për tu admiruar dhe se kjo vlen shembull për vendet e tjera. Në këtë drejtim, ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, deklaroi dje se Bashkimi Europian ka përshëndetur progresin e Shqipërisë në reformat e ndërmarra duke e konsideruar këtë progres, frymëzues për vendet e tjera të rajonit. Pas kthimit nga Sllovenia, ku ishte i pranishëm në takimin informal të ministrave të Jashtëm të BE-së, dhe atyre të Ballkanit Perëndimor, ministri Basha vuri në dukje se në fokus të takimit ka qenë përshpejtimi i integrimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor. “Gjatë këtij takimi Ministrat e Jashtëm kanë diskutuar mbi bashkëpunimin e deritanishëm midis vendeve të BE-së dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe kanë identifikuar fusha të tjera prioritare të këtij bashkëpunimi. Dialogu për liberalizimin e vizave të cilin Shqipëria e ka filluar disa javë më parë me vizitën e Zëvendës Presidentit të Komisionit Europian në Tiranë, Frattini, bashkëpunimi në fushën e transportit, arsimit, energjisë dhe programe të tjera si dhe bashkëpunimi në fushën e drejtësisë dhe të policisë kanë qenë disa prej fushave kryesore të identifikuara në këtë dialog të Bashkimit Europian dhe vendeve aspirate të Ballkanit Perëndimor”, tha Basha. Ndërkohë, shefi i diplomacisë shqiptare u shpreh se “për herë të parë në historinë 17-vjeçare të marrëdhënieve të vendit tonë me BE-në, kjo e fundit ka dhënë mesazhe të forta vlerësimi për Shqipërinë në krahasim me vendet e tjera të rajonit”. “Ky vlerësim vjen në vazhdën e vlerësimeve të tjera, siç ishin ato të shprehura gjatë vizitës së zv/presidentit të KE-së z. Frattini në Tiranë, apo të shprehura gjatë dialogut politik të trojkës përkatësisht nga sekretari i përgjithshëm dhe përfaqësuesi i lartë Havier Solana dhe nga komisioneri për zgjerimin Oli Rehn”, vlerësoi më tej, ministri Basha. Sipas tij, kjo demonstron qartësisht se bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe BE-së po hyn në një fazë të re e të rëndësishme në raport me aspiratën e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian. “Është i njëjti vlerësim për reformat politike dhe ligjore të ndërmarra nga Shqipëria vitet e fundit, që qëndron në themel të procesit të integrimit të Shqipërisë në NATO, proces të cilin shpresojmë ta kurorëzojmë me sukses javën që vjen në Samitin e Bukureshtit”, deklaroi më tej, Basha. Përsa u takon pasojave negative që mund të sjellë ngjarja e Gërdecit, e cila ndodhi pak ditë përpara marrjes së ftesës së antarësimit në strukturat euroatlantike, Basha u përgjigj se “procesi i anëtarësimit në NATO është një proces, i cili kalon nëpërmjet shumë reformave”. “Reforma e Sigurisë dhe Forcave të Armatosura është një komponent shumë i rëndësishëm, por reformat politike, ligjore dhe ekonomike kanë qenë në theks dhe në fokus të marrëdhënies sonë me aleancën në tre vitet e fundit”, tha ministri Basha. Sipas tij, vlerësimi i Aleancës si në përmbyllje të ciklit të tetë në maj të vitit që kaloi ashtu edhe në përmbyllje të ciklit të nëntë në janar të këtij viti gjatë vizitës së Kryeministrit Berisha në krye të një delegacioni edhe me anëtarë të opozitës kanë qenë vlerësime mjaft pozitive. “Përmbushja e kritereve politike, ligjore, vazhdimi me sukses i reformave të ndërmarra nga Shqipëria, të cilat vlerësohen edhe nga BE-ja si shembull frymëzimi për vendet e tjera të rajonit, po bëjnë bazën e vendimmarrjes politike në Bukuresht, vendimmarrje për të cilën kemi të gjithë arsyen të besojmë se do të jetë pozitive për Shqipërinë”, vazhdoi më tej Basha. Ai bëri thirrje që ky moment i rëndësishëm në marrëdhënien 17 vjeçare të vendit tonë me BE-në të trajtohet me rëndësinë e duhur, e cila sigurisht do të shpaloset edhe në javët dhe muajt e ardhshëm pas Samitit të Bukureshtit, ku marrëdhënia e vendit tonë me BE-në do të hyjë në një fazë të re dhe të intensifikuar bashkëpunimi.
Konfirmohet delegacioni për në samitin e NATO-s, politika shqiptare në unison/Janë lënë menjanë grindjet e përditshmërisë politike në vend dhe mazhoranca me opozitën duken gjithmonë e më shumë në unison, për të qenë së bashku në delegacionin shqiptar që do të niset drejt Bukureshtit për të marrë pjesë në punimet e samitit të zgjerimit të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Në krye të delegacionit shqiptar do të jetë Presidenti i Republikës Bamir Topi, delegacion i cili do të përbëhet edhe nga përfaqësues të të dy kampeve politike të Shqipërisë. Kësisoj, Shteti shqiptar do të prezantohet politikisht në unison në Bukuresht, pikërisht në 3 prill, kur pritet që Shqipëria të marrë zyrtarisht ftesën për anëtarësim në NATO. Shqipëria përfaqësohet në këtë samit me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha, me ministrin e Jashtëm, Lulzim Basha, me ministrin e Mbrojtjes, Gazmend Oketa, me dy kryetarët e grupeve parlamentare, Astrit Patozi të PD-së dhe Valentina Leskaj të PS-së, si dhe koordinatorin për çështjen e NATO-s, pranë qeverisë shqiptare, Glori Hysi. Ata do të nisen që nesër pasdite për të qenë të pranishëm në ceremoninë e hapjes së këtij samiti, ku do të marrin pjesë të gjithë presidentët e vendeve anëtare të Aleancës, përfshi këtu presidentin e SHBA-së, Xhorxh Bush dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin. Vendimi për të marrë ftesën për tre vendet kandidate, Shqipërinë, Maqedoninë dhe Kroacinë, do të bëhet i ditur vetëm të enjten në drekë, kur sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Shefer do të mbajë një fjalim para të gjitha delegacioneve. Deri të enjten, pra pak para se të bëhet publik vendimi, delegacionet e vendeve që aspirojnë të marrin ftesën e NATO-s, do të kenë një seance dëgjimore me pyetje-përgjigje me krerët e 26 delegacioneve, nga e cila do të dalë vendimi me konsensusin e të gjithë delegacioneve. Më 6 mars, në takimin e ministrave të Jashtëm të Aleancës, i cili u mbajt në Bruksel, janë nënshkruar tri ftesa nga të 26 vendet anëtare, por që nuk janë përcaktuar emrat, pasi ky vendim u la të merrej në këtë samit. Arsyeja e mosfirmosjes së emrave është se nuk u gjet konsensusi sa i takon ftesës për Maqedoninë, pasi Greqia kishte ngulur këmbë tek e drejta e vetos, për të mos e pranuar këtë republikë me emrin ekzistues, por me emrin e ri. Shefi i NATO-s, Shefer lajmëroi me këtë rast se vendimet për anëtarësim merren me konsensusin e të gjithë anëtarëve të kësaj aleance, por nga ana tjetër shtoi se ndryshimi i emrit të Maqedonisë, nuk është standard që duhet të plotësohet me patjetër. Delegacionet zyrtare më të larta, pjesëmarrëse në këtë mbledhje të ministrave të Jashtëm, janë shprehur pro marrjes së ftesës për Shqipërinë, Kroacinë dhe Maqedoninë. Autoritetet shqiptare, menjëherë pas kësaj mbledhjeje nuk e mohuan faktin se Shqipëria mund të penalizohet për shkak të mosgjetjes së konsensusit për emrin e ri të Maqedonisë. Por me kalimin e ditëve, deri në prag të Samitit të NATO-s, Shqipëria, pavarësisht ngjarjes së Gërdecit dhe debatit politik që pasoi kjo tragjedi, është vlerësuar për reformat politike dhe ushtarake si nga drejtuesi i NATO-s, Shefer, por edhe ata të SHBA-së, Bush. Presidenti Amerikan, në një njoftim zyrtar shprehet se në datën 5 prill do të shtrojë një drekë në Zagreb të Kroacisë, ku ka ftuar drejtuesit e lartë të atyre shteteve që kanë marrë ftesën për në NATO.
Ministrat e Jashtëm të BE-së konfirmojnë mbështetjen për Shqipërinë në samitin e NATO-s/Ministrat e Jashtëm të BE-së dhe Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor zhvilluan një takim dje në Brdo, të Sllovenisë. Përshpejtimi i integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian bazuar mbi reformat politike dhe ekonomike të tyre, progresi i arritur nëpërmjet procesit të Stabilizim Asociimit si dhe bashkëpunimi rajonal ishin në qendër të këtij takimi. Gjatë qëndrimit në Slloveni, Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha u takua me homologët e tij, ministrin e Jashtëm të Britanisë së Madhe Miliband, ministrin e jashtëm të Francës Kushner, ministrat e jashtem te Holandës, Danimarkës, Portugalisë, Spanjës, Çekisë, Hungarisë, Bullgarisë, Rumanisë, Suedisë, Austrisë, Maltës etj. Ministrat e Jashtëm kanë rikonfirmuar edhe njëherë mbështetjen e tyre për Shqipërinë në Samitin e NATO-s në Bukuresht javën tjetër. Nje takim të veçantë Ministri Basha pati edhe me Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaci, ku u shkëmbyen mendime rreth bashkëpunimit bilateral midis dy vendeve si dhe u diskutua rreth situates politike dhe të sigurisë në Kosovë, Serbi dhe rajon. Ministri Basha dhe Ministri i Jashtëm slloven Rupel, nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit mes Shqipërisë dhe Sllovenisë në
fushën e asistencës teknike për Çështjet Europiane.Bullgaria do të votojë “pro” anëtarësimit të vendeve të “A3” në NATO/Në prag të samitit të NATO-s në Bukuresht, njëra prej anëtarëve më të rinj të aleancës jep mbështetjen e plotë për anëtarësimin e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kroacisë në bllokun ushtarak. Këtë e konfirmuar vetë ministri bullgar i Mbrojtjes, Vesselin Bliznakov gjatë një inversite dhënë dje për radion shterërore. “Për ne si vend ballkanik është shumë e rëndësishme që 3 vendet, Maqedonia, Kroacia dhe Shqipëria të bëhen anëtarë të aleancës së atlantikut të veriut” - deklaroi dje Bliznakov. Bullgaria është vendi i radhës anëtarë i Aleancës së Atlantikut të Veriut që konfirmon mbështejte për anëtarësimin e vendeve aspirante të Kartës A3 në NATO. Në këtë drejtim, ministri bullgar i mbrojtjes Bliznakov ka bërë dje me dije se Bullgaria është pro hyrjes së vendeve të A3 në NATO prandaj ajo do të mbështesë parezerva anëtarësimin e Maqedonisë, Kroacisë dhe Shqipërisë. Shteti i Bullgarisë është pro hyrjes së vendeve të A3 në NATO prandaj, do të mbështesë anëtarësimin e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kroacisë, njëherazi. Sipas ministrit bullgar Bliznakov, është gjithashtu mjaft e rëndësishme që shtete partnere të NATO-s si Gjeorgjia dhe Ukraina, të përfshihen në të ashtuquajturin “Plan të Anëtarësimit”. Ministrat e Jashtëm të vendeve të NATO-s do të diskutojnë në mes të kësaj jave zgjerimin e mëtejshëm të alenacës. Ndërkohë që zgjerimi i fundit ka ndodhur në vitin 2004.