E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: E majta, mashtrim dhe shitblerje votash Qamil Xhani



Kandidati per kreun e Partise Demokratike, Lulzim Basha propozoi dje perzgjedhjen e kandidaturave per zgjedhje vendore dhe ato parlamentare te PD-se me vote nga anetaresia. Gjate takimit me anetare te PD-se ne njesine bashkiake nr. 5, 6 dhe 7-te Basha u shpreh cdo anetar i PD-se do te vendose permes votes, per drejtuesit e partise dhe kandidatet per zgjedhjet vendore dhe te pergjithshme. “Te garantojme jo vetem qe te degjohet zeri i cdo anetari por te respektohet zeri i cdo anetari. Çdo anetar te kete te drejten qe te kete nje ze te barabarte, pra nje vote, ne cdo vendimmarrje te rendesishme te PD, nga niveli i organizimit deri ne nivelin e perzgjedhjes se kandidaturave tona, per perballje lokale dhe qendrore”,- tha Basha ne fjalen e tij. Duke prezantuar platformen per drejtimin e PD-se, Basha u shpreh se kjo parti duhet te jete qendra e nje fronti opozitar. Ai foli dhe per organizimin e PD-se ne opozite, duke u shprehur se fronti opozitar duhet te perfshije pervec aleateve historike te kesaj partie, te gjithe te mashtruarit e mazhorances se re. “Duhet te jemi te gatshem te nisim qe sot aksionin tone opozitar, me te gjithe aleatet tane shoqerore, me te persekutuarit, pronaret, me rinine, me boten akademike, me shoqerine civile, me partneret tane nderkombetare dhe te fillojme t’u faktojme dite per dite zullumqareve te 23 qershorit, se kane perballe nje force te gatshme per t’u perballur cdo cast me zullumin e tyre por po keshtu per te ofruar alternativen e se nesermes”,- tha kandidati per kreun e PD-se. Gjate fjales se tij, Basha eshte ndalur dhe ne premtimet qe ka bere mazhoranca e re. Ai u shpreh se e majta e ka ndertuar gjithe fushaten dhe premtimet mbi mashtrime dhe mbi shitblerjen e votes. “S’ka asnje shtet, asnje shoqeri ne historine e Evropes, qe te jete ndertuar mbi dy vlera, mashtrime piramidale dhe shitblerje votash. U kemi lene nje vend me rruge te reja, u kemi lene nje vend me rini te mirearsimuar, u kemi lene nje vend me administrate funksionale. Ne vend qe te mendojne se si te ecin me perpara, ne raport me deshirat e problemet e qytetareve, mendojne ne menyren me absurde se si te zhbejne arritjet tona”,- u shpreh kandidati per kreun e PD-se, Lulzim Basha.

Premtimet e PS

Ne cilesine e kandidatit per kreun e partise me te madhe ne opozite, gjate takimeve ne Tirane, Lulzim Basha ka komentuar disa prej premtimeve te mazhorances se re te majte. Ai u shpreh se mazhoranca e dale nga zgjedhjet e 23 qershorit “eshte e vetmja ne boten demokratike, e ndertuar mbi mashtrimin dhe shitblerjen e votes, ku misioni i saj, sic po faktohet cdo dite nuk eshte zhvillimi por zhberja e arritjeve te ketij vendi”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›