E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trondit Rolls Royce i ri, vlen 250.000 paund e del në shitje në tetor (FOTO)

rollKjo është një paraqitje e shkurtër e parë e SuperMakinës Rolls Royce, që kushton plot 250 mijë paund. Modeli i ri u testua në rrugë prej inxhinierëve të Rolls Royce.

Fotografitë shfaqen imazhet e para teksa ajo kishte bërë edhe debutimin e saj publik në Festivalin Goodwood të shpejtësisë në West Sussex në fundjavë.

Modeli 6.6 litër po lë pa fjalë këdo. Ajo mund të blihet në tetor për £ 250.000 dhe është e aftë të përshpejtojë 0-60 mph në vetëm 4.4 sekonda.

Edhe pse kompania thotë se nuk mund të zbulojë listën e pritjes për këtë model të veçantë, ajo thotë se ka përzierje të pronarëve të ardhshëm.

Modeli Wraith është menduar të jetë hit në një treg të ri, e sa më madhështore. Pronarët e Rolls Royce përfshijnë David Beckham, Christina Aguilera, Simon Cowell dhe Swr Alan Sugar. Blerësit mund edhe të specifikojnë modifikime luksoze, si një rreshtim çati me 1340 llamba LED të vogla për të replikuar në qiellin e natës.

Fuqia e saj vjen nga një motor 624bhp. Ajo gjithashtu përmban sisteme si aktivizimin me komandë të zërit, dritat adaptive. Makina kap kursin 1,16-milje në nën 60 sekonda, duke arritur në 134 mph.

Trondit Rolls Royce i ri, vlen 250.000 paund e del në shitje në tetor

Trondit Rolls Royce i ri, vlen 250.000 paund e del në shitje në tetor ◄ Back Next ► Picture 1 of 5

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›