E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani-institucioneve: Mos u stepni nga ndonje revansh Rozeta Rapushi



Presidenti i Republikes, Bujar Nishani, kerkoi dje nga kreret e institucioneve te rendesishme ne vend, qe te perballojne me sukses dhe profesionalizem kete periudhe tranzite te pushtetit politik. Duke kujtuar se frika apo stepja ndaj ndonje revanshi te mundshem do te ishte e demshme. Gjate nje takimi me Guvernatorin e Bankes, Ardian Fullani, Kryetarin e Gjykates se Larte, Xhezair Zaganjori, Nenkryetarin e KLD-se, Elvis Çefa, Prokurorin e Pergjithshem, Adriatik Llalla, Kryetarin e KLSH, Bujar Leskaj dhe Inspektoren e Pergjithshme te ILDKP, Zana Xhuka, Nishani u beri thirrje te perballojne me suksesin me te madh te mundshem demokratik e profesional, tranzitimin e pushtetit politik. “Ne momente te tilla, te tranzitimit te pushtetit politik, stabiliteti dhe qartesia profesionale e institucioneve tuaj merr nje rol garantues. Do te ishte e demshme dhe kunderproduktive, stepja, apo dhe frika ndaj ndonje revanshi qe mund te mendohet. Kjo gje s’duhet te ndodhe jo vetem per dinjitetin profesional dhe shteteror qe ju dhe institucionet tuaja perfaqesojne, por kryesisht per ate rol te madh te garantit ligjor, ekonomik e kontrollues qe institucionet tuaja kane ne sherbim te qytetarit dhe demokracise shqiptare”, - u shpreh kreu i shtetit. Sipas tij, nuk duhet t’i krijohet asnje pengese apo mungese sherbimi nje qytetari apo biznesi qe pret ne dyert e nje gjykate apo ne deren e prokurorise. Por po njelloj, sipas tij, nuk duhet t’i mungoje institucioneve dhe organeve qeverisese kontrolli financiar apo ligjor, informues apo koordinues, ne raport me planet e miratuara per zbatim qe ne fillim te vitit. “Çdo nderhyrje e jashtme qe vjen prej politikes i duhet pergjigjur me korrektesi. Askush nuk duhet te ndihet i sulmuar, dhe per me teper i brishte apo lehtesisht i goditshem. Nje periudhe e tille tranzite, eshte perceptuar jo shpesh ne historine e shtetit dhe demokracise shqiptare si nje kohe e mjegullt dhe e dobishme per t’u perdorur nga elementet e krimit te cdo lloji, por vecanerisht atij ekonomik e korruptiv. Ndaj, jane per t’u pershendetur institucione te tille si Kontrolli i Larte i Shtetit, qe jo me larg se para disa ditesh ka publikuar masa te rendesishme institucionale dhe ekonomike, per institucione te caktuara”, - nenvizoi Presidenti. Sipas tij, i njejti ritem duhet ruajtur edhe ne institucionet e tjera kontrolluese, pasi kjo jo vetem qe krijon nje ndjenje te kendshme sigurie se shteti funksionon, por sherben si nje mekanizem i forte frenues dhe parandalues per shkelje e keqberje qe mund te duken te padenueshme gjate kesaj periudhe. Nishani pohoi se zgjedhjet prodhuan nje mazhorance te re politike, te ciles i uroi edhe suksese ne permbushjen e detyrave dhe misionit te saj.

Keshilla e Nishanit: Baza e punes, zbatimi i ligjit

Presidenti i Republikes, Bujar Nishani, u beri te qarte dje krereve te institucioneve shteterore se ushtrimi i funksioneve, praktikat dhe vendim-marrjet e institucioneve te tille si Gjykata e Larte, Keshilli i Larte i Drejtesise, Prokurori i Pergjithshem, Guvernatori i Bankes, KLSH, ILDKP, etj, si institucione te pavarura duhet te mos perfshihen nga perceptimi i inercise se transferimit te pushtetit qeverises. Nishani tha se qeveria dhe Kryeministri i ri mund te kene pikepamjet e tyre per raportin qe do te vendosin me keto institucione, apo dhe per menyrat e koordinimit qe mund te kene me ju, por baza e punes se perditshme te ketyre institucioneve eshte krejtesisht e percaktuar ligjerisht, e pavarur institucionalisht, e mbi te gjitha duhet t’i pergjigjet zerit te profesionalitetit, qe kerkon t’i sherbeje pa reshtje e pa nderprerje qytetarit, shtetit dhe atdheut.

Apeli: Institucionet te funksionojne te pandikuara

Gjate takimit te zhvilluar ne presidence, kreu i shtetit, Bujar Nishani kerkoi nga te gjitha institucionet qe jane te lidhura drejtpersedrejti me lirine e individit dhe ne teresi me lirine e shoqerise, te funksionojne te konsoliduar dhe te pandikuar. “Ne mirefunksionimin e tyre nuk ka krah politik, farefis, familjar, shok e shoqe. Ka vetem ligj. Vetem permes ketyre parimeve do te mundesojme qe realizimi i endrrave te secilit shqiptar te beje te mundur realizimin e endrres se madhe te Shqiperise per te qene nje vend i lire e i begate, me dinjitet te vetin dhe te secilit shtetas”, - tha Nishani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›