Basha: Ejani me ne në këtë rrugëtim që do t’ua kthejë Shqipërinë shqiptarëve!

Kreu i PD në opozitë Lulzim Basha tha të shtunën në mbledhjen e Këshillit Kombëtar se PD është shpresa e vetme për shqiptarët që kërkojnë ndryshim, ndërsa bëri thirrje për bashkim dhe shtriu dorën e bashkëpunimit.
Partia Demokratike ka hedhur themelet e të gjitha proceseve modernizuese në këto tre dekada, tha zoti Basha. “Ndaj, nga ky kjo tribunë, nga ky takim demokratësh, nga më i vjetri tek më i riu, si njerëz të lirë dhe ballëlartë që me zemër dhe kurajo sfiduan hordhitë e partisë shtet, krimit dhe oligarkisë,
të vetëdijshëm për barrën e rëndë që kemi mbi supe si e vemtja shpresë për shqiptarët që kërkojnë ndryshim, mesazhi ynë është fare i qartë:
Ejani me ne!
Ejani me ne në këtë rrugëtim për demokracinë,
Ejani me ne në këtë rrugëtim që do tua kthejë Shqipërinë shqiptarëve!” tha zoti Basha.