E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha Fillimi i qeverisjes Rama demostroi te kunderten e asaj qe presim

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi sot lidhur me veprimet e qeverisë dhe të Kryeministrit Rama.  Sipas Bashës, ditët e para të qeverisjes Rama kanë demostruar të kundërtën e asaj që ne presim. “Rama mungesë tranparence, e kundërta e asaj që pret opinioni publik. Rama e nisi punën e tij si kryeminsitër në konflikt me opozitën.  Partia Demokratike, mbështet shërbimin civil dhe thellimin e reformave”, u shpreh kryetari Basha, në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar demokrat.  Ne vleresimin e tij, Rama demonstroi një frymë përçarëse.

Gjithashtu, Basha theksoi se Partia Demokratike do të asistojë me të gjitha format ligjore politike dhe çdo formë tjetër legjitime tek të gjithë ata që preken nga revanshi dhe nga fryma anti-institucionale e shprehur e premtuar dhe e konkretizuar me formën e turpshme, të rekrutimit të militantëve në faqen zyrtare të partisë së mazhorancës.

Ja prononcimi i plotë i Kryetarit të PD, Lulzim Basha Sot në mbledhjen e Grupit kemi diskutuar për situatën politike në vend, për zhvillimet aspak premtuese të 4 ditëve të para të qeverisë së re dhe Kryeministrit Rama, të cilat për fat të keq kanë demonstruar të kundertën e asaj që ne si opozitë kemi ofruar të asaj që Brukseli zyrtar i kërkoi të asaj që qytetarët shqiptarë presin, që është fryma e bashkëpunimit dhe jo e konfliktualitetit, që është fryma e bashkimit, rreth objektivave madhorë siç është integrimi i vendit drejt Bashkimit Europian dhe jo e përçarjes. Karakterizuar po kështu nga një mungesë e thellë transparence midis asaj çfarë thuhet po nuk thuhet dhe asaj çfarë bëhet dhe natyrisht qëndrimet në vazhdimësi të Grupit Parlamentar dhe të Partisë Demokratike në tërësi, me këtë realitet aspak premtues, në këtë fillim të mbrapshtë të mbarsur me konfliktualitet, frymë përçarëse dhe urrejtje ndaj opozitës.
Pyetje: Z. Basha. Brenda javës ministritë do të kenë struktura të reja, si do t'i ngrini zyrat për mbrojtjen e zyrtarëve të shkarkuar? Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha: Partia Demokratike do të asistojë me të gjitha format ligjore politike dhe çdo formë tjetër legjitime tek të gjithë ata që preken nga revanshi dhe nga fryma anti-institucionale e shprehur e premtuar dhe e konkretizuar me formën e turpshme, të rekrutimit të militantëve në faqen zyrtare të partisë së mazhorancës. Sigurisht në këtë drejtim do t'i japim mbështetje të gjithë atyre qytetetarëve, zonja dhe zotërinjve, të rejave dhe të rinjëve, që përfaqësojnë një investim publik të taksapaguesve shqiptarë dhe taksapaguesve të huaj, të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një investim, i cili në vend që të zhbëhet për interesa apo teka militanteske të çohet edhe më tej. Kjo ishte një nga fushat kryesore ku Brukseli zyrtar besoj se u shpreh shumë qartë për të cilën, Partia Demokratike ka një qëndrim fare të qartë. Të mbështetet shërbimi civil, në thellohen reformat që e përmirësojnë atë, por jo fshesës në administratë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›