Grupi parlamentar i PD percakton kreret e komisioneve parlamentare
Partia Demokratike mblodhi sot grupin e saj parlamentar, ku diskutoi mbi zgjedhjen e kryetarëve të komisioneve të përhershme parlamentare.
Ne kete mbeldhje demokratët aprovuan ata që do të udhëheqin opozitën legjislative në komisionet e Kuvendit. Dominon ekspertiza e ish ministrave, të cilët propozohen për kryetar dhe nënkryetyarë të komisioneve parlamentare
Tek komisioni i ligjeve nënkryetar do të jetë Oerd Bylykbashi, tek Ekonomia, Sherefedin Shehu, tek Siguria Kombëtare, Flamur Noka, tek Komisioni i Jashtëm Aldo Bumçi, ndërsa tek ai i Veprimtarisë Prodhuese Genc Ruli.
Kështu sipas kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha opozita do të sfidojë qendrimet e rrezikshme dhe kundër interesave të shqiptarëve të kryeministrit Rama. Ai akuzoi qeverinë e re si të mbarsur me frymë përçarëse dhe urrejtje ndaj opozitës.