Ruci Pa transparence votash nuk ka zgjedhje lokale
Kryetari i Grupit Parlamentar te PS-se Gramoz Ruci deklaron se protestat e opozites do te vazhdojne edhe nese behet transparenca e zgjedhjeve. Sipas tij nuk eshte vetem hapja e kutive beteja kryesore e PS-se por edhe situata ekonomike papunesia dhe problemet qe kane te bejne me korrupsionin. Ne do te vijojme rrugen e protestave edhe nese ajo pranohet sepse nuk mbaron aksioni politik thjesht nga transparenca tha Ruc nw njw intervistw pwr Alsat. Ai deklaroi se opozita do te kerkoje rrezimin e qeverise ndersa nuk e hedh poshte mundesine e shtyrjes se zgjedhjeve vendore. Gje qe edhe nese ndodh sipas drejtuesit te deputeteve socialist nuk do te jete faji i opozites.
Ne keto momente qe flasim vazhdojne pergatitjet e opozites per protesta zoti Rama po zhvillon takime ne baze dite pas dite ndersa ju vete keni deklaruar se shume shpejt do ti drejtoheni Komisionit te Venecias. A do te drejtoheni ne Komisionin e Venecias dhe kur pasi ne keto ditet e fundit ka nje lloj paqartesie lidhur me kete
Pyetja juaj duket me shume te panjohura por ne fakt ajo eshte vetem nje mungesa e vullnetit politik per te zgjidhur ate problem qe ne kemi nje vit qe po e kerkojme ne rruge institucionale dhe me mjete demokratike qe eshte transparenca e zgjedhjeve. Ne pergjigje te pyetjes qe do i drejtohemi apo jo Komisionit te Venecias kjo ka qene oferta e fundit qe ne i kemi parashtruar kundershtareve tane politik e cila permblidhej ne dy elemente ne zbatim te rezolutes se Parlamentit Evropian te korrikut te ketij viti ne i kemi paraqitur PD-se perfaqesuesit te saj te grupit parlamentar z. Patozi nje projektvendim per ngritjen e komisionit hetimor. Ajo qe ndan maxhorancen dhe opoziten eshte interpretimi i ndryshem i paleve lidhur me ate se cfare quhen materiale zgjedhore. Per ne materialet zgjedhore eshte gjithcka qe perfshihet ne nje proces zgjedhor pra edhe fletet e votimit edhe dokumentacioni tjeter qe administron nje proces zgjedhor. Per PD-ne ka nje lexim tjeter qe materiali zgjedhor quhen jo fletet e votimit por kutia numer 2 ku perfshihen procesverbalet listat e zgjedhesveetj. Pas shume negociatave dhe pas shume debateve politike mediatike publike qe jane zhvilluar gjate ketij viti nuk kane arritur te dyja palet te perafrojne qendrimet. Perderisa kemi lexime te ndryshme ajo qe ne kemi ofruar ka dy elemente se pari te ngrihet komisioni hetimor te kete objekt hetimi ate qe maxhoranca e konsideron material zgjedhor kurse per fletet e votimit te gjejme nje albiter nderkombetar te besueshem te pranueshem te vleresueshem nga opinioni publik Keshilli i Evropes i cili eshte Komisioni i Venecias. Ajo qe ne i kemi ofruar ne maxhorances eshte se Komisionit te Venecias duhet ti drejtohen ne radhe te pare institucionet e vendit Presidenti Kryetarja e Parlamentit te cilet i pari siguron sovranitetin dhe shqetesimin e publikut shqiptar dhe te politikes shqiptare qe ka nje krize si dhe e dyta qe eshte perfaqesuese si Kryetare e Parlamentit edhe e ne deputeteve te opozites megjithese eshte zgjedhur me votat e maxhorances ose ne te dy palet ti drejtohemi Sekretarit te Pergjithshem te Keshillit te Evropes per arsye se Komisioni i Venecias eshte nje hallke e ketij Keshilli ku Shqiperia eshte anetare. Ne bisedat qe kemi zhvilluar PD nuk ka qene dakord qe te behet pjese e kesaj kerkese. Ne keto kushte ne kemi ofruar dy momente te tjera te mos behemi pengese per ngritjen e komisionit hetimor me objekt hetimin e materialeve zgjedhore dhe si politike te vijojme negociatat deri sa te arrijme ne zgjidhje per kutite me fletet e votimit pra qe do te thote direkt apo indirekt qe te mos vihet dore tek fletet e votimit. Dhe kjo nuk eshte pranuar. Atehere oferta e fundit qe kemi bere eshte qe do ti drejtohemi ne Komisionit te Venecias por kjo do te thote qe fletet e votimit ngrihen konservohen administrohen nga KQZ-ja derisa Komisioni i Venecia te kete nje pergjigje ne marrim persiper cdo interpretim te Komisionit. Pra ketu kemi mbetur. Ne nuk mund te bejme nje kerkese nese PD-ja nuk shpreh vullnetin politik per te ngritur komisionin hetimor dhe per te pranuar ne parim qe ne ti drejtohemi Komisionit te Venecia kutite e votimit te ngrihen dhe komisioni hetimor te vazhdoj punen duke hetuar te gjithe problematiken tjeter sipas objektit te hetimit ne zbatim te asaj qe ka thene edhe rezoluta e Parlamentit Evropian.
Zoti Ruci a jeni duke vazhduar negociatat me Zotin Patozi
Jo nuk ka deri tani asnje negociate. Kam degjuar perfaqesues te PD-se qofte ky dhe kryeministri qe ka thene se eshte ne pritje te nje pergjigje te PS-se. Pergjigjen une si i mandatuar e kam dhene direkt ne takimin me z. Patozi por ia kam dhene dhe ne parlament z. Berisha. Diten qe u hap sesioni parlamentar une fola ne emer te grupit dhe pika e pare qe kam trajtuar eshte kjo qe ne pergjigje te negociatave te zhvilluara PS oferten e saj e kishte lene ne tavoline dhe se kohe per te humbur nuk ka dhe PS eshte ne pritje te shprehjes se vullnetit politik te maxhorances. Une z. Berisha i kam thene me dy fjali Te ngreme sa me pare komisionin hetimor me objekt hetimin e materialeve zgjedhore sipas atij interpretimi te maxhorances kurse per sa i perket fleteve te votimit do ti drejtohemi Komisionit te Venecias dhe do te pranojme cdo lloj interpretimi qe ajo do te jape.
Pra jeni ju qe po prisni qe nga maxhoranca qe tju thote se ne do tju presim te shkoni ne Komisionin e Venecias dhe nuk do ti djegim fletet e votimit
Absolutisht po. Por nuk ka cfare te presim ngritja e komisionit hetimor fillimi i tij nga puna me kerkesen e drejtuar Komisionit te Venecias jane dy gjera krejtesisht te ndara ato duhet te ecin paralelisht. Te ngrihet komisioni hetimor me objekt hetimi materialet zgjedhore dhe nderkohe i behet kerkesa Komisionit te Venecias per interpretim. Pra duhet fituar koha e humbur. Mund ti duhet komisionit hetimor tre apo kater muaj po kaq edhe Komisionit te Venecias nuk eshte nje institucion qe ne mund ti ndertojme axhenden. Keshtu qe paralelisht mund te mbarojne dhe mund te marrin pergjigje te dyja problemet si ai interpretim dhe lexim qe ben maxhoranca dhe si ai interpretim dhe lexim qe i ben minoranca.
Ju nuk do te shkoni ne Komisionin e Venecias para se te ngrihet komisioni hetimor
Jo nuk ka kuptim. Ne kemi nje rezolute te Parlamentit Evropian maxhoranca shprehet dakord me te per ta zbatuar por e lidh kete me djegien e fleteve te votimit. Ne qofte se digjen fletet e votimit atehere nuk cfare te hetohet komisioni hetimor mund te arrij edhe ne perfundimin qe pretendimet e opozites nuk qendrojne dhe ne publikisht do te mbajme gjithe pergjegjesine tone politike dhe morale dhe themi po dyshimet tona nuk vertetohen zgjedhjet kane qene te mira dhe demokratike ne jemi opozite do te presim fundin e mandatit te kesaj maxhorance ashtu sikur mund te kete konkluzione te tjera qe zgjedhjet kane qene te manipuluara rezultati eshte i trukuar dhe perfundimet mund te shkojne ne prokurori. Dhe kjo e fundit do te vihet te kerkoj provat te cilat jane ne kutite e fleteve te votimit per te cilat duhet te pergjigjen njerez konkret qe manipuluan rezultatin. Nese maxhoranca eliminon fletet e votimit kjo do te thote se ne rastin kur komisioni i hetimit ka arritur nje perfundimin qe ky proces duhet te hetohet te ngrihet nje ceshtje penale ndaj individeve me apo pa pushtet te ngarkuar per te zbatuar Kodin Zgjedhor ne ngritjen e infrastruktures zgjedhore administrimit te zgjedhjeve atehere per cfare do te hetohet kur zhduket prova dhe zhduket pergjegjesia. Oferta jone eshte e qarte eshte e plote dhe e implementueshme eshte ne zbatim te rezolutes se PE dhe cdo oferte tjeter qe te con ne djegin e fleteve te votimit ashtu sikurse pame lojen teatrale qe zhvilloi KQZ do te thote qe te nderpritet cdo ure dialogu cdo mundesi marreveshje cdo mundesi per te zbatuar rezoluten e PE cdo tentative qe kane bere partneret tane nderkombetar. Keshtu qe kriza ne vend qe te shkonte drejt elementeve te zgjidhjes do te shkonte drejt elementeve te perkeqesimit sic jane protestat te cilat nuk jane zgjedhja jone per kete ceshtje.
Pse serish ne protesta Ju i provuat ato per nje vit rresht qe nga bojkoti deri tek daljet ne rruge. Cfare prisni nga protestat qe nuk e sollen gjate nje viti
Rezultati ka qene produktiv. Aksioni politik i PS -se ka qene shume produktiv me elektoratin e saj me kundershtaret e saj por edhe me elektoratin gri qe nuk eshte as i majte dhe as i djathte por dhe me partneret nderkombetar.
Zoti Ruci mendoni se jeni me prane apo njesoj larg zgjidhjes aq sa ishit deri ne greven e urise
E kam thene dhe me pare qe jemi sa prane aq edhe larg qe do te thote me vullnet te mire politik qe neser ngrihet komisioni hetimor qe kete jave nuk ka asnje pengese. Ne projektin e kemi gati firmat jane te depozitohen dhe per nje jave ngrihet komisioni hetimor. Por nese mungon vullneti politik jemi shume larg nuk ka me kohe pastaj detyrimisht kriza politike do te thellohet. Ne terheqje nuk kemi pasur as lodhje as merzitje nga kjo kauze qe kemi pasur. Ne e kemi bere te qarte nuk eshte problemi i zgjedhjeve qe iken por i atyre qe do te vijne. Dhe ajo qe kemi deklaruar se nuk ka zgjedhje eshte e vertete se nuk do te kete zgjedhje. Nuk do te kete me zgjedhje.
Zoti Ruci fakti qe ju per pergatisni protestat mendoni se kjo e minon mundesine per dialog
Rama dhe strukturat e partise jane ne punen e tyre dhe ne te drejten e tyre. Ne po zhvillojme po dialogojme me strukturat tona te partise ne te gjithe territorin e vendit po e sqarojme per te gjithe aksionin tone politik deri ku jemi po i sqarojme per oferten me te fundit qe kemi bere dhe po u themi qe nese behet kjo do te vazhdojme ne rruge edhe sikur mos te behet prape do te vazhdojme rrugen e protestave. Pra ne do te vijojme rrugen e protestave edhe nese ajo pranohet sepse nuk mbaron aksioni politik thjesht nga transparenca. Aksioni politik eshte edhe per varferine papunesine rritjen e cmimeve dhe per shtrenjtimin e jeteses. Aksioni politik i opozites eshte edhe lufta kunder korrupsionit prandaj jemi opozite. Kush pret ne kete vend qe opozita te rrije te sheshi Skenderbej ne seline e saj dhe te prese pas 4 vitesh apo vetem nepermjet deklarimeve ne parlament dhe konferencave te shtypit.
A eshte gjithe kjo per shkak te mungeses se opozites ne sallen e Parlamentit
Opozita e ka bere detyren e saj. Nuk i shtonte as me pak e as a me shume qenia apo mosqenia e opozites ne sallen e Parlamentit gjate votimit. Cili eshte mjeti qe do ta mbronte ja do e ngreme serish ceshtjen ne seancen e ardhshme. Do e cojme dhe ne Gjykaten Kushtetuese do sensibilizojme permes medias dhe publikun keto jane detyrat qe mund te bej nje opozite.
Mund ta denonconit ne sallen e Parlamentit dhe jo ne studio televizive
Do veme ne salle do ta denoncojme
Cfare do te beni
Presim diten e seances pasneser eshte seanca do te kemi fjalen dhe qendrimin tone. Une si kryetar grupi i PS-se ne emer te Kushtetutes te Rregullores se Parlamentit i kam bere nje apel znj. Topalli te mos e zbardhe te mos e quaj te vlefshem. Ka institucionet e saj ka sekretariatin per procedurat e votimeve ta coje atje per interpretim te njoftoj seancen qe po votimi i dyte eshte i pavlefshem se eshte ne kundershtim me Kushtetuten votimi i pare eshte i vlefshem dhe mos ta paragjykoj le ta prese ne seance dhe aty do te shprehet edhe qendrimi yne i grupit.
Zoti Ruci ju thate se qellimi i opozites do te jete rrezimi i qeverise nese nuk merr zgjidhja transparenca e zgjedhjeve Si rrezohet qeveria me protesta
Ne kushtet qe nuk behet transparence opozita ka te drejte te shpall ilegjitimitetin e qeverise qe do te thote se ajo ka ardhur me vota te vjedhura pra kjo eshte ana morale dhe politike e kesaj qeverie. Cila eshte rruga institucionale permes institucioneve demokratike dhe nje element eshte edhe protesta. Por shpresoj dhe besoj qe ende nuk kane shterur nuk kane mbaruar ndergjegjja e gjithe aktoreve dhe faktoreve politike te klases politike shqiptare brenda dhe jashte maxhorances qe te ndergjegjesohen per kete legjitimtet dhe per mbarevajtjen e vendit. Ne qofte se kjo ka mbaruar atehere kjo eshte fatale dhe kete fatalizem une nuk do te deshiroja. Dhe shpresoj te mos jete keshtu.
Gjate nje viti te aksionit tuaj politik ju keni vene dhe ultimatume per rrezimin e qeverise kane qene te nxituara
Jo nuk kemi patur data. Logoja jone ka qene Hap Kutite ose Largohu dhe jemi ende te ky aksion. Ne qofte se perfundimisht nuk hapen kutite hapja e kutive mbaron dhe ngelet fjala largohu. Pra jemi koshient dhe kemi qene shume te pergjegjshem qe kur e kemi percaktuar kete logo te te gjithe aktivitetit te aksionit tone politik.
Brenda partise socialiste ka patur emra si z. Blushi apo z. Islami qe kane kerkuar qe lufta politike te behet brenda institucioneve
Une jam ketu per tju pergjigjur pyetjeve tuaja per tju pergjigjur partnereve dhe kolegeve te mi politike dhe te gjithe ata jane ta hapur ne institucionet perkatese qofte ne rruge informale qofte ne rruge institucionale i kemi sqaruar dhe eshte ne te drejten e tyre qe mendimin e tyre ta thone ne forume ta thone edhe ne publik edhe ne studion tuaj. Une nuk kam te drejte te marr persiper te them kush ka te drejte institucionet e partise apo ata nuk jam une dhe ata jemi ne. Eshte gje e mire qe ne PS ka mendim ndryshe qofte edhe per probleme te tilla madhore dhe nuk ka asnje anatemim perkundrazi. Me kalimin e kohes secili si ne pasqyre ka pare veten sa te drejte kane pasur ne ate qe kane menduar ndryshe nga institucionet apo une si institucion nga koleget e mi politik.
Ju keni thene qe nuk do te futeni ne zgjedhje me Berishen
Nuk kemi thene pikerisht keshtu qe nuk do te futemi ne zgjedhje por dicka tjeter. Se pari duhet te jete e qarte per te tere PS eshte e vetmja alternative per te alternuar pushtetin ne kete vend. Ka shume parti nuk i nenvleresoj ato por une gjykoj kete spekter politik qe eshte sot. Une vertet jam kundershtar i PD-se jam kundershtar qe eshte nje alternative. Pra do jete ose PS ose PD keto dyja jane mire apo keq nuk e di se cfare do te ndodh pas disa vitesh eshte e drejte e elektoratit shqiptar. Pra ne jemi nje alternative per te ardhur ne pushtet dhe cdo alternative qe pretendon per te ardhur ne pushtet kerkon zgjedhje nje dite e me pare jo me qe te mos behen zgjedhje aq me per te mos marre pjese ne zgjedhje por nese do te kete zgjedhje. Problemi ne Shqiperi shtrohet do kete me zgjedhje apo nuk do te kete me zgjedhje. Dhe gjithe lufta jone politike e zhvilluar kete vit eshte qe te kete zgjedhje. Gjithe transparenca qe ne bejme kete ka pikesynim qe te behen zgjedhje ne kete vend te lira dhe demokratike. Pra shqetesimi jone eshte do te kete zgjedhje apo nuk do te kete zgjedhje. Nuk ka zgjedhje se zgjedhje do te thote qe te jete nje dite feste si ne cdo vend demokratik qe te gjithe qytetaret te kene te drejten e votes secili te votoje per kete te doje mendja dhe zemra e tij per ate alternative dhe ate individ qe ai beson dhe ne fund kjo vote te administrohet te lexohet ashtu sic duhet. Kur te gjithe keta elemente mungojne kur votuesi nuk e gjen emrin ne liste kur merret nga Kinostudio cohet ne Kombinat kur i njejti votues e ka emrin ne 7 qendra votimi kur nje votues ka votuar me shume se njehere pese here kur 300 mije votues mbeten pa votuar se nuk kane karte identiteti kur ne emer te votuesit emigrant e hedh voten komisioneri si rezultat i korrupsionit elektoral. Pra e kuptoni se cfare ndodh korrupsion qe te sjell ne pushtet dhe pushtet qe nepermjet korrupsionit te sjelle ne pushtet. Futemi ne nje cikel te mbyllur ketu nuk ka me zgjedhje.
Si do ta prishni kete zinxhir per te cilin folet
Ka vetem nje zgjidhje transparenca e zgjedhjeve venia para pergjegjesise permes organeve te shtetit te se drejtes. Secili ta marr vesh njehere e mire qe kush ve dore ne procesin zgjedhor do pergjigjet penalisht apo administrativisht dhe qe forcat politike te bien dakord te ngushtojne te gjitha hapesirat ligjore permes permiresimit te Kodit Zgjedhor dhe te futemi te zhvillojme nje proces sic e zhvillojne gjithe vendet e tjera. Nuk ka ndonje cudi shqiptare ketu mjafton te kemi ligj dhe perkushtimin e pushtetit te zbatoj ate ligj dhe palet te jene te lira te kene te gjitha hapesirat per te konkurruar me alternativat e tyre me kandidatet e tyre.
Ju thoni qe transparenca nuk kembehet me asgje kete e thate edhe tani pra nuk do te hyni ne zgjedhje lokale 8 maji nuk eshte dhe aq larg
Nuk ka zgjedhje nuk mund te behen zgjedhje. Nese duan te bejne emerime le te mblidhet dhe sic shpall 12 prefektet e prefekturave te shpall edhe kryetaret e bashkive dhe komunave se eshte e njejta gje.
Por qe te jemi me te qarte cfare do te ndodh
Me te gjitha mjetet legale institucionale dhe demokratike opozita shqiptare nuk do te lejoj qe te behen zgjedhje per zgjedhje por do te jete opozite kushtetuese institucionale demokratike pa terhequr asnje pike dhe asnje presje qe ky vend perfundimisht te kete zgjedhje. Ky eshte misioni opozites dhe kete mision ne do ta permbushim.
A eshte bojkoti nje opsion ne tavolinen tuaj
Nuk ka bojkot. Ne jemi nje alternative per te ardhur ne pushtet ne duam zgjedhje qe te vijme ne pushtet por duam zgjedhje dhe vijme apo nuk vijme ne pushtet eshte e drejte e atyre qe do te na votojne. Mekanizmi per te shprehur verdiktin ata qe na votojne jane zgjedhjet ne jemi opozite qe te sigurojme institucionin e zgjedhjeve do te jemi barrikade e kujtdo qe shkel kete te drejte demokratike.
Nga pikepamja institucionale a do te jeni te gatshem te pranoni edhe deshtimin tuaj ne kete kuptim
Deshtim per te mos bere zgjedhje ne Shqiperi nuk eshte alternative per PS-ne.
Zgjedhjet e kaluara lokale u shtyne dhe nuk ishte gje e kendshme dhe ne syte e Europes fakti qe partite politike ne Shqiperi nuk bien dakord dhe cojne situaten deri ne zgjedhje te shtyra. Mund te ndodh kjo
Nuk ishte pergjegjesia jone ne 2007 dhe nuk ka per te qene prape as pergjegjesia jone. Pergjegjesine ta mbaj mungesa e vullnetit politik e atyre qe jane ne pushtet neqofte se keto zgjedhje do te shtyhen apo do te deshtojne.
A mund te shtyhet kjo deri ne nje situate te pacaktuar
Une jam kunder shtyrjes. Jane te gjitha mundesite qe ato te zhvillohen ne afat nese ka vullnet politik. Por nese ky vullnet politik mungon nga ata qe jane ne pushtet pergjegjesia morale politike dhe institucionale do te jete e tyre. Ne nuk leshojme.
Deri kur do te prisni ngritjen e komisionit hetimor perpara fillimit te protestave
Sic thashe ne nuk nxitojme por nuk rrime ne vend. Ne jemi duke pritur vullnetin politik te maxhorances. Keto nuk i kemi presione nuk i kemi shantazhe jemi brenda kauzes sone brenda aksionit tone politik brenda misionit tone brenda kuadrit ligjore dhe kushtetues keshtu qe ne do te vazhdojme ne rrugen tone. Jemi ne pritje. Institucionet e pushtetit le te shpalosin pergjegjesite e tyre asnjehere nuk eshte vone per te reflektuar.