E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Gjate 2009 shtate mije femije shkuan ne qendren Antitrafik Ledi Koraqi

Tirane-Masat dhe bashkepunimi i te gjithe strukturave shteterore, por edhe atyre jo qeveritare, ne drejtim te parandalimit dhe luftes ndaj trafikut te qenieve njerezore, u diskutua dje ne nje konference te organizuar me iniciativen e 3 ministrive, Ministrise se Brendshme, te Puneve te Jashtme dhe asaj te Punes dhe Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta dhe Koalicionin Kombetar te Strehezave Antitrafik. Ministri i Brendshem, Lulzim Basha, duke u ndalur ne kuadrin ligjor te ketij fenomeni, tha se me ligjin e ri "Antimafia", fokusi i hetimit, nuk eshte vetem vepra penale e trafikimit. Me kete ligj, goditen edhe pasurite e trafikanteve, duke ndare keshtu procesin penal nga ai civil, per konfiskimin e te gjitha pasurive me prejardhje kriminale. Nje aspekt tjeter i rendesishem i ketij ligji, sipas Bashes, eshte edhe mbrojtja dhe mbeshtetja financiare e viktimave te krimit ne teresi dhe trafikimit ne vecanti, duke specifikuar menyren e alokimit te fondeve te sekuestruara te destinuara per ta nga nje fond i posacem. Ministri Basha siguroi se viktimat e trafikimit do te mbeshteten financiarisht nga buxheti i shtetit, si gjate qendrimit ne qendrat pritese dhe rehabilituese, ashtu dhe pas daljes se tyre, deri ne momentin e punesimit dhe krijimit te jetes se tyre te pavarur. Basha permendi edhe ligjin per mbrojtjen e deshmitareve dhe bashkepunetoreve te drejtesise, qe iu jep atyre me shume mundesi per t'u perfshire ne kete program.
Sipas ministrit Basha, gjate vitit 2009, jane regjistruar ne qendren antitrafik, 7 mije femije, 2.500 prej te cileve, vijne nga komunitetet me te riskuara ndaj trafikimit.
Duke theksuar punen e bere ne kete drejtim, ai permendi shtimin e personelit te specializuar te Policise se Shtetit, i dedikuar vetem luftes kunder trafikut te qenieve njerezore. "Konkludimi i nje marreveshjeje me Prokurorine e Pergjithshme, forcimi i metodave speciale te hetimit, trajnimi i strukturave te zbatimit te ligjit, kane rezultuar ne rritjen e cilesise se hetimit dhe numrit te rasteve te ceshtjeve te trafikut te qenieve njerezore",-tha Basha.
Shqiperia, tha ai, nuk etiketohet me si vend tranzit per kontrabanden dhe trafikun e personave dhe mallrave. Nje pjese e kesaj arritje, sipas tij, i atribuohet vazhdimesise se ligjit per moratoriumit per mjetet motorike lundruese. "Qeveria do te vazhdoje te fokusohet ne prioritete te tilla, si parandalimi i fenomenit dhe mbrojtja e pakushtezuar e viktimave te trafikut dhe shfrytezimit te brendshem apo nderkufitar, duke i kushtuar vemendje femijeve. Do te vazhdojne operacionet policore ne goditjen e grupeve kriminale dhe shfrytezuesve, si brenda vendit dhe pertej kufijve",-tha Basha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›