E Shtunë, 31 Tetor 2026

PSE: Shqiperia, pa viza ne qershor

Shqiptaret do te levizin pa viza ne vendet e BE, brenda qershorit te ketij viti. Nje deklarate e tille ka ardhur nga kreu i PSE, Rasmussen, ne Sarajeve te Bosnje- Hercegovines, teksa dje filloi Konferenca per Ballkanin e Partise Socialiste Evropiane me temen "Shoqerite Progresiste ne Ballkan". Konferencen e pershendeti dhe Presidenti i Partise Socialiste Evropiane, Poul Narup Rasmussen. Ne fjalen e tij ai paraqiti vizionin e PES per zhvillimin dhe integrimin e rajonit. Ai theksoi midis te tjerave se "ne muajin qershor 2010, qytetaret e Shqiperise dhe Bosnje-Hercegovines do te levizin pa viza drejte Bashkimit Evropian". Nje deklarate e cila ka treguar dhe njehere se te majtet evropiane jane shume te qarte ne mbeshtetjen e tyre per procesin e liberalizimit te vizave brenda ketij gjashtemujori te pare te ketij viti. Nderkohe qe nder shume lidere te partive te se majtes socialdemokrate te Evropes, ne kete konference merr pjese edhe kryetari i LSI-se, Ilir Meta. Kjo konference synon te mbeshtese perspektiven evropiane te Ballkanit Perendimor. Ne kete kontekst, duke marre fjalen ne panel, Meta evidentoi si tejet te rendesishem faktin qe procesi i integrimit te rajonit, duhet te vazhdoje pa nderprerje dhe qytetaret e rajonit te prekin rezultatet e ketij procesi, vecanerisht levizjen e lire drejt BE-se. Meta u ndal me tej ne fjalen e vet ne domosdoshmerine e forcimit te metejshme te bashkepunimit rajonal, per te ndertuar se bashku te ardhmen evropiane te Ballkanit Perendimor, gje qe kerkon vizion te qarte dhe guxim politik. Nderkohe qe Meta theksoi se qeverisja progresiste per rajonin e Ballkanit do te thote garantimi i rritje se qendrueshme ekonomike, punesimi dinjitoz per qytetaret, sherbime me cilesore per ta dhe vecanerisht per moshen e trete. Gjithashtu, kreu i diplomacise shqiptare nenvizoi nevojen per t'u fokusuar ne projekte konkrete te perbashketa te infrastruktures, te cilat do t'i sherbejne rritjes se bashkepunimit midis vendeve te rajonit. Duke folur per bashkepunimin dhe integrimin rajonal, Meta solli ne vemendjen e auditorit realitet e reja te krijuara, vecanerisht ne marredheniet mes shqiptareve dhe serbeve. Une jam i vendosur, theksoi Meta, qe pavaresisht kritikave te artikuluara prej disa zerave, pa ndikim ne vendin tim, te vazhdoj me me kembengulje dhe vendosmeri per te perballuar sfidat europianizues dhe per te krijuar realitete te standardeve evropiane edhe ne bashkepunimin mes shqiptareve dhe serbeve. A.G
Rama, ne Sarajeve ne konference e organizuar nga PSE
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, prej dy ditesh ndodhet ne Sarajeve ku merr pjese ne konferencen "Shoqerite progresive ne Ballkan", organizuar nga PSE. Ne kete takim, kryesocialisti shoqerohet edhe nga dy deputetet e grupit Parlamentar, Arta Dade dhe Arben Ahmetaj. Mesohet se takimi do te zgjase perreth tre dite dhe delegacioni i Partise Socialiste ne Sarajeve, do te kthehet mbremjen e sotme pas nje seri takimesh dhe diskutimesh. Detajet e tjera te takimit pritet te behen te ditura ne ditet ne vijim. Zyrtaret e larte te PS, u nisen jashte vendit mesditen e se henes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›