E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Heqja e vizave, vendimi merret ne vjeshte

Ministri i Brendshem Lulzim Basha ne takimet qe ka zhvilluar gjate Forumit te 10 te Salzburgut ne Austri, me disa prej homologeve te vendeve anetare te Bashkimit Evropian ka marre garancine se ne nje nga mbledhjet e vjeshtes, Keshilli i Ministrave te Brendshem do te marre vendimin mbi propozimin e Komisionit Evropian per heqjen e vizave per qytetaret shqiptare. "Kam patur bisedime dypaleshe me disa prej kolegeve te Bashkimit Evropian, te cilet me kane siguruar se presin finalizimin e hapave teknike nga Komisioni Evropian dhe qe shpresojne qe ne mbledhjet e tyre te ardhshme ne Tetor apo Nentor, dhe keto mbledhje i ndajne tre jave nga njera- tjetra, te finalizojne vendimmarrjen per levizjen e lire te qytetareve shqiptare", deklaroi Ministri i Brendshem, Lulzim Basha. Ne kete Forum, Shqiperia eshte vleresuar si nje shembull ne rajonin e Ballkanit Perendimor ne fushen e menaxhimit te integruar te kufijve dhe te leshimit te dokumenteve te identitetit te standardeve me te larta evropiane. "Gjate vizites ne Shqiperi u impresionova nga arritjet teknologjike te policise shqiptare ne menaxhimin e integruar te kufijve si dhe ne perdorimin e teknologjise se informacionit ne luften kunder krimit te organizuar. Mendoj se ne keto fusha si dhe me qeverisjen elektronike ne teresi, Shqiperia ka ecur shume perpara sa mund te merret si shembull dhe per vende te tjera te rajonit", u shpreh ne forum Ministrja e Brendshme e Austrise, Maria Fekter. Nderkohe nisma e Shqiperise per realizimin e Shengenit ballkanik brenda presidences njevjecare te saj te MARRI-it(Nisma rajonale per Migrimin, Azilin dhe Refugjatet) ka gjetur mbeshtetjen e plote te gjithe ministrave te brendshem te vendeve te rajonit dhe perkrahjen e homologeve te vendeve anetare te Bashkimit Evropian. "Nisma jone per nje Ballkan me rregulla Shengen per levizjen e qytetareve te cdo vendi te Ballkanit Perendimor, ka gjetur sot perkrahje te plote jo vetem nga perfaqesuesit e vendeve te rajonit, ministrat e brendshem te Serbise, Maqedonise, Malit te Zi dhe Bosnje Hercegovines, por edhe nga vendet anetare te Bashkimit Europian, nga Austria si vendi mikprites i ketij forumi si dhe nga gjashte vende te tjera anetare te BE, te cilat e kane pershendetur kete nisme te Shqiperise. Nisma bazohet mbi faktin qe vendet tona, kane plotesuar te kuader te liberalizimit te vizave te gjitha kriteret e udherrefyesit, te cilat ne shume raste jane te barabarta me ato te zones Shengen dhe se besimi qe ne kete menyre BE vendos tek vendet tona nepermjet heqjes se vizave per qytetaret tane duhet te sherbeje edhe si nje faktor besimi midis vete vendeve tona. Produkti final i kesaj nisme do te jete levizje e lire e cdo qytetari te vendeve te Ballkanit Perendimor vetem ne disponim te nje karte identiteti apo te nje leternjoftimi ne te pese vendet e Ballkanit Perendimor, ne Shqiperi, Serbi, Maqedoni, Mal te Zi dhe Bosnje Hercegovine", ka qene deklarata e ministrit te Brendshem, Basha. Ministri i Brendshem, Basha ne fjalen e tij ne forum perseriti kerkesen e Shqiperise qe ne procesin e liberalizimit te vizave me BE, por edhe ne procesin e lehtesimit te levizjes se lire ne vendet e Ballkanit Perendimor te mos kete asnje te perjashtuar, por edhe qytetaret kosovare dhe Kosova te jene pjese e ketij procesi. Ne Forumin e 10 te Salzburgut ishin te pranishem ministrat e brendshem te Shqiperise, Serbise, Maqedonise, Malit te Zi, Bosnje Hercegovines, Kroacise, Austrise, Bullgarise, Rumanise, Hungarise, Polonise, Cekise, Sllovenise dhe Sllovakise. Ne forum u diskutua gjeresisht mbi zgjerimin dhe konsolidimin e bashkepunimit policor mes te gjithe vendeve per te rritur efikasitetin e luftes kunder kriminalitetit. S.P
Si do te veprohet nga qytetaret pas marrjes se vendimit per vizat
Strukturat negociatore te Bashkimit Evropian per kete proces, pas marrjes se vendimit per lirine e qarkullimit do te kthehen ne struktura monitoruese. Do te jene pikerisht ato qe do te percaktojne dhe masat per vendin ne rast shkeljesh. Por si duhet te veproje nje qytetar shqiptar pas vjeshtes per te udhetuar ne Evrope. "Me nje dokument udhetimi te vlefshem, pasaporta- ne rast se zoteron pasaporte biometrike, me fonde te mjaftueshme per te perballuar udhetimin dhe me nje sigurim shendetesor qe mbulon periudhen e udhetimit, atehere keta njerez mund te marrin nje mjet udhetimi, te paraqiten para oficerit te udhetimit ne zonen shengen dhe nese pyeten t'i tregojne qellimin e udhetimit dhe te lejohen te hyjne brenda", ka sqaruar sekretari i pergjithshem i MPJ, Gzmend Turdiu.
Liberalizimi i vizave, do te kete penalizime ne rast shkeljesh
Penalizime individuale, por dhe kolektive, nese shqiptaret shkelin afatet strikte te Bashkimit Evropian pas liberalizimit te vizave. Kryenegociatori i ketij proces me BE-ne, Gazmend Turdiu thote pervec perjashtimit 5- vjecar nga vendet e zones Shengen, per abuzuesit rrezikohet pezullimi i procesit te liberalizimit per te gjithe vendin. "Nese do te kete raste shkeljesh, nese do te kete parregullsi, nese do te kete vend per permiresimin, keto do te diskutohen dhe do te merret nje vendim i perbashket se si do te vijohet me tej. Nje person i cili qofte nga mosdija, qofte nga papergjegjshmeria apo perpjekja per te abuzuar me kete dimension te ri do te kene ndalimin e hyrjes deri ne 5 vjet. Nese numri i ketyre shkeljeve do te ishte tej disa normave, atehere ndoshta kjo do te penalizonte deri ne nje fare mase edhe qytetaret e tjere", thote Turdiu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›