LSI, Xhixho: Vleresojme reflektimin e PS per zgjidhjen e ngercit politik
Per LSI-ne qe vazhdimisht dhe me kembengulje ka bere thirrje per zbatimin e Rezolutes se Parlamentit Evropian, asnjehere nuk eshte vone qe palet te reflektojne pozitivisht dhe ne sensin e duhur per te lene menjane interesat partiake, e per te vene mbi to interesat evropiane te vendit. "LSI pershendet cdo iniciative e cila eshte ne favor te krijimit te kushteve per bashkepunim dhe kontributeve pozitive per zgjidhjen te problematikes qe aktualisht eshte krijuar pa perfundimit te zgjedhjeve te vitit te kaluar", ka qene deklarata e djeshme e nenkryetares se LSI, Erisa Xhixho. Ajo ka nenvizuar se ka ardhur koha qe te hiqet dore nga inflacioni i deklaratave dhe demagogjia dhe te kalohet ne veprime konkrete dhe aksione politike e ligjore qe te garantojne nje reforme zgjedhore te standardeve evropiane. "Nga kjo pikepamje, e konsiderojme nje shenje pozitive reflektimin ndaj fteses se bere me kohe prej nesh, permes qendrimit te mbajtur se fundmi ne emer te Partise Socialiste nga Sekretari i Pergjithshem i saj, per t;iu drejtuar Komisionit te Venecias qe te shprehet ne lidhje me qendrimin qe duhet mbajtur ndaj fleteve te votimit dhe per ti celur rruge keshtu Komisionit Hetimor Parlamentar.
Koha e humbur per shkak te qendrimeve refraktare dhe inatcore duhet te sherbeje qe palet te pershpejtojne ritmet e angazhimit konkret dhe te kontributeve reale per kapercimin e gjendjes se krijuar", ka deklaruar dje Xhixho per mediat. Duke shpresuar qe ne qendrimi me i fundit i PS te jete fillimi i nje procesi bashkepunues, "e ftojme lidershipin socialist te integrohet dhe te behet pjese e tere procesit te reformave europianizuese te vendit, sepse vetem bashkepunimi dhe respekti ndaj institucioneve legjitime te vendit, kontributet pozitive dhe alternativat konkurruese jane ato qe pret vendi ne kete kohe sfidash te medha".
Ftesa
"Ftojme lidershipin socialist te integrohet dhe te behet pjese e tere procesit te reformave europianizuese te vendit, sepse vetem bashkepunimi dhe respekti ndaj institucioneve legjitime te vendit, kontributet pozitive dhe alternativat konkurruese jane ato qe pret vendi ne kete kohe sfidash te medha", tha Xhixho.