E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Hipotekim për 1853 apartamente, ndërtues plotësoni dokumentacionin

TIRANË- Bashkia Tiranë jep leje përdorimi për 33 objekte, ndërkohë që i hap rrugë hipotekimit të 1853 apartamenteve në kryeqytet. Kryebashkiaku, Lulzim Basha, i pranishëm në një takim me Shoqatën e Ndërtuesve të Shqipërisë, i bëri thirrje ndërtuesve që të marrin përgjegjësitë e tyre, duke i dhënë fjalës ‘partneritet’ kuptimin e vërtetë dhe jo formal. 

“Plotësoni dosjet me dokumenta e paplotësuara! Bashkia nuk mund ta bëjë këtë proces më të pëlqyeshëm, por e ka bërë më të thjeshtë. Merreni kontakt me drejtorinë e urbansitikës dhe përfundoni me shpejtësI këto dosje. Në punë tonë udhëhiqemi nga ligjet, por edhe nga morali. Dhe e pamoralshme të paraqiteni në zyrat e bashkisë vetëm kur keni nevojë të zgjidhni një proble tuajin, dhe atëherë kur kërkohet të zgjiden problemet e një komuniteti të tërë klientësh dhe ish- klientësh që kanë paguar për banesat tyre, ta kemi të vështirë t’ju gjejmë me adresë, celulrë, email apo korrierë. Ky nuk është partneritet", deklaroi Basha për ndërtuesit. 

Duke theksuar se procesi po ecën me ritme të larta, pasi Bashkia është serioze në mbajtjen e premtimeve për hipotekimin e banesave, Basha pohoi se “33 objekteve të sotme do t’u bashkangjiteshin edhe 27 objete të tjera, me lejet e përdorimit për 920 apartamente të tjera. Por këto familje duhet të presin edhe për pak kohë, jo sepse bashkia nuk ka kryer punë e saj, por sepse ndërtuesit nuk kanë përfunduar dosjet e tyre. Raste të tilla ka jo pak. Llogariten 130 objekte, ose mbi 2000 apartamente”.
(el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera Plani urbanistik, Basha: Drejt përfundimit, brenda vitit nis zgjatimi i Bulevardit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›