Basha: Inkurajim intensifikimit e bashkepunimit ekonomik me Rumanine
Ministri i Jashtem, gjate nje takimi me ambasadorin e ri te Rumanise ne Shqiperi, Viorel Stanila, kerkoi qe bashkepunimi ekonomiko-tregtar mes dy vendeve te marre dimensione te reja. Ai vuri ne dukje se intensifikimit te marredhenieve ekonomike mes dy vendeve do t'i sherbejne dhe aktivitetet e parashikuara per periudhen maj-qershor 2009. Ne kete drejtim, ai permendi mbajtjen e sesionit te radhes, se komisionit dypalesh ekonomiko-tregtar, si dhe viziten e drejtuesve te Dhomes se Tregtise dhe Industrise se Bukureshtit dhe Rumanise ne Shqiperi. “Anetaresimi i Shqiperise ne NATO, si dhe rruga e saj drejt anetaresimit ne BE, do t'i sherbejne forcimit te bashkepunimit mes dy vendeve”, tha Basha.