E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blushi: Emigrante, votoni per PS

Denis Dedej

Kur mbeten me pak se dy muaj nga dita e zhvillimit te zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare te 28 qershorit, partite politike vijojne betejen e tyre elektorale, duke shfrytezuar cdo mundesi per “thithjen” e votave drejt vetes. Keshtu mund te cilesohet dhe vizita me emigrantet shqiptare, ne nje takim ne Veria te Greqise, te deputeteve Partise Socialiste Ben Blushi, Pandeli Majko dhe Alfred Dalipi. Mesazhi i dhene nga ky takim, pervec thirrjes per votimin e socialisteve, njekohesisht dhe mundesimin nga ana e qeverise qe emigrantet te votojne te kthehen ne vendin e tyre per t’i garantuar te drejten e votes. “Nje shtet qe aspiron te behet pjese e Evropes, i duhet te garantoje qindra mijera qytetareve te vet, qe jetojne si emigrante, ne kufij me vendin ku kane lindur, te drejten e votes”, u shpreh gjate takimit me emigrantet shqiptar ne Greqi, Ben Blushi. Ne fjalen e tij ai theksoi se duhet edhe vullneti i emigranteve, per te ndryshuar te ardhmen e vendit me 28 qershor. Deputetet socialist, njezeri iu bene apel emigranteve qe ne 28 qershor te vijne ne Shqiperi dhe te shprehin vullnetin e tyre, nepermjet votes. “Kemi nje shans ne 28 qershor, qe t’i rikthejme shqiptareve shpresen dhe kete, nuk mund ta bejme dot pa ju”, u shpreh anetari i kryesise, Blushi. Sipas tij, ne kemi ne dore qe me voten tone ne daten 28 qershor ta ndryshojme qeverine e Shqiperise. Ai beri thirrje qe te ndryshojme qeverine e Shqiperise, per te sjelle ne pushtet nje qeveri me te mire, e cila i garanton te gjitha keto dhe ne radhe te pare, garanton Evropen, duke theksuar se, ata kane ikur nga mungesa e shpreses. “Ju falenderoj per kete pritje masive dhe entuziaste dhe ju ftoj qe ne 28 qershor te vini, ne Librazhd, Shkoder, Devoll apo Korce per te ndryshuar qeverine e Shqiperise per te ndryshuar te ardhmen tone te perbashket”, perfundoi fjalen e tij, deputeti socialist. Zyrtaret e partise me te madhe ne opozite ishin te shoqeruar dhe mbeshtetur ne takimet e tyre dhe nga homologet helene te PASOK-ut si dhe nga perfaqesuesit e zgjedhur lokale. Takimin me emigrantet shqiptare e pershendeti kryetarja e bashkise se Verias, Uzuxhoglu, si dhe deputetet te parlamentit grek. Prej kohesh PS dhe PASOK ofrojne bashkepunimin e tyre ne fushata elektorale, duke ndihmuar ne programet respektive si dhe nepermjet lotimit, nga te dyja kahet politike per “thithjen” e votave te emigranteve shqiptare drejt tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›