E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Do te stimulojme biznesin

Kryetari i Partise Levizja Socialiste per Integrim, Ilir Meta, gjate nje vizite diten e djeshme ne ambientet e Kombinatit te Metalurgjikut te Elbasanit, paraqiti dhe disa pjese te programit qeverises, per lehtesime mbi zhvillimin e biznesit. “LSI ka bere te qarte nje program per te stimuluar biznesin duke zbritur nga tatimet nje shume te caktuar, per cdo vend te ri pune, qe hapet nga bizneset ekzistuese dhe per te perjashtuar nga tatim perfitimi per tre vitet e ardhshme cdo biznes te ri do te krijohet dhe ne varesi me numrin e punetoreve qe do te kete ne do te krijojme lehtesira ne menyre progresive”, tha Meta. Ai garantoi punonjesit e Metalurgjikut se LSI-ja, ka gjithe vullnetin e duhur dhe deshiren per ta kthyer kete zone, ne nje nga zonat industriale me te rendesishme jo vetem te Elbasanit, por edhe te Shqiperise. F.S


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›