Baraj: Pse s’duhet te ngrihet centrali berthamor ne Shqiperi
Partia Socialiste krahas kundershtimi te ashper qe i ka bere ngritjes se nje centrali berthamor, ka bere te ditur dhe arsyet pse s’duhet nje central i tille ne Shqiperi. Nepermjet nje deklarate per shtyp, sekretari per Mjedisin ne seline roze, Besnik Baraj, deklaroi dje se ka shume arsye qe e bejne te pamundur endrren nukleare te Berishes, meqe vendi yne nuk ofron shume kushte. “Shqiperia shtrihet ne ate brez te globit, qe ka sizmike te larte. Shqiperia nuk ofron lende te pare per te qene atraktiv, pra mineral uraniumi”, tha Baraj. Sipas tij, sot ne Shqiperi s’ka burime njerezore profesionale, te kualifikuara per te menaxhuar impiante te tilla dhe Instituti i Fizikes Berthamore, fale edhe politikave te Berishes eshte drejt zhdukjes dhe degradimit te plote, pas rikompozimit qe i beri Akademise se Shkencave. “Shqiperia nuk ofron burime financiare. Shqiperia nuk ka konsensus politik dhe ate te publikut, jo vetem per Shkodren por per mbare Shqiperine dhe se fundi, nuk ka konsensus rajonal”, renditi kundershtimet per ngritjen e centralit berthamor ne vendin tone, zyrtari socialist.