E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Ja zonat ku do te furnizojme me uje te pijshem 24 ore Luljeta Ndoka

Kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, garantoi qytetaret e Tiranes, se shume shpejt do te filloje puna per furnizimin me uje te pijshem 24 ore, ne disa zona te Tiranes. Deklaraten, Basha e beri ne Koder-kamze, aty ku inauguroi perfundimin e punimeve ne ujesjelles, gje e cila ka sjelle garantimin e furnizimit me uje te pijshem per plot 25 mije banore. Gjithashtu, Basha tha se eshte siguruar uje edhe ne zonen e Kodres se Priftit dhe ne lagjet perreth. Kreu i Bashkise se Tiranes tha se bashkia do te vazhdoje me zonen e Bregut te Lumit per 5 mije banore dhe me pas me 5 mije banore te tjere perballe Kodres se Priftit. Nderkohe, sipas tij, projektet po behen gati per te nderhyre ne zonat e reja te minibashkise 4 dhe 8, prane Bregut te Lumit, tek fusha e "Misto Mames" dhe ne Selite. "Plani eshte qe brenda pranveres se vitit te ardhshem, 100 per qind e territorit te Bashkise se Tiranes dhe territorit te Tiranes metropolitane, te tilla sic jane edhe pallatet pertej Unazes se Re, ku banojne qytetare te Tiranes po ne territorin e Kasharit, te furnizohen 24 ore me uje nga Drejtoria e Ujesjelles-Kanalizimeve te Tiranes", - tha kreu i Bashkise, Lulzim Basha. Gjate ceremonise se djeshme, Basha njoftoi se me nje investim prej 60 milione lekesh te kryer nga UKT, eshte zgjidhur furnizimi me uje 24 ore, per zonen e Koder - Kamzes. Ne kete zone, sipas Bashkise se Tiranes, jane shtruar 2 kilometra linje transmetimi, 20 kilometra rrjet shperndares dhe jane vendosur 2000 mates te rinj uji. Ne perfundim te punimeve per kete ujesjelles, Kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, tha se kjo eshte nje tjeter deshmi, se Bashkia e Tiranes do te marre pergjegjesite e saj, per t'u ardhur ne ndihme qytetareve. Sipas tij, plani per te vendosur, per te shtrire rrjetin e ujesjellesit ne te gjithe Tiranen po ecen sipas parashikimit. "Ne nje kohe fare te shkurter, kemi arritur t'u sjellim ujin me shume se 60 mije banoreve te Tiranes, 25 mije ketu ne zonen e Koder Kamzes, 35 mije ne zonen e Kodres se Priftit dhe lagjeve perreth", - nenvizoi Basha. Ai beri me dije se shume shpejt ne minibashkine numer 11 do te nise puna per investimet e parashikuara ne buxhet, ku perfshihen 3 rruge, dy shkolla, 3 kopshte, 2 cerdhe dhe nje bllok banimi.

Zonat qe do te furnizohen me uje:

Bregut i Lumit

Perballe Kodres se Priftit

Fusha e "Misto Mames"

Ne zonen e Selites

Pallatet pertej Unazes se Re

Territori i Kasharit

Investimet e reja ne njesine 11:

Do te rehabilitohen 3 rruge

Do te ndertohen dy shkolla

Do te ndertohen 2 cerdhe

Do te ndertohet nje bllok banimi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›