Uldedaj: Kosovaret do ta rishohin taksen e cimentos
Deputetet kosovare kane rene rane dakord ta rishikojne ceshtjen e takses se rritur per importin e cimentos, prej 35%, duke synuar gjetjen e nje zgjidhje ne te mire te vendit te tyre, por edhe Shqiperise. Nje fakt te tille e ka bere me dije deputeti shqiptar Gjok Uldedaj, pas nje takimi te zhvilluar me homologet kosovare, rreth ceshtjes ne fjale. "Ata pranuan se nje tarife e tille e demton biznesin shqiptar, duke qene se ne mbulojme mbi 40% te tregut kosovar", - tha Uldedaj lidhur me nje ceshtje te tille. Konkretisht, gjate nje takimi te zhvilluar ne kryeqytetin shqiptar, ne komisionin parlamentar te Ekonomise dhe Financave, deputetet e Kosoves deklaruan se shume shpejt do te gjendet nje zgjidhje persa i takon kesaj takse, e cila eshte e demshme, por e perkohshme. Qeveria e Kosoves vendosi nje jave me pare rritjen me 35% te takses doganore per importin e cimentos, duke demtuar keshtu biznesin shqiptar, i cili furnizon nje sasi mbi 40% te tregut kosovar. Ky i fundit reagoi menjehere, duke i kerkuar qeverise shqiptare qe te nderhyje prane autoriteteve kosovare per heqjen e kesaj takse.