E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Zgjedhja e presidentit, uli shanset per statusin Qamil Xhani



Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, e ka cilesuar zgjedhjen e kreut te shtetit si nje proces qe uli shanset e Shqiperise per marrjen e statusit te vendit kandidat. Deklarata e kreut te PS-se u be pas takimeve te zhvilluara dy dite me pare ne Bruksel, ku u takua me perfaqesues te larte te Mbreterise se Belgjikes, Parlamentit Europian dhe Komisionit Europian. Ne nje prononcim dhene pas takimeve, kryesocialisti ka theksuar se pavaresisht "uljes dramatikeve te shanseve per integrimin", ne takimin me perfaqesuesit e KE, ai ka folur per interesin kombetar dhe aspiraten e vendit per ne Bashkimin Europian. "Ne e dime shume mire qe zgjedhja e njeanshme e Presidentit te Republikes ka ulur ne menyre dramatike shanset e Shqiperise per ta marre statusin e kandidatit. Por, vokacioni yne europian dhe angazhimi yne i qarte perballe publikut ne funksion te interesit kombetar na imponon qe te bejme te gjitha perpjekjet. Dhe sot ne te tre takime, ne perseri u munduam te jemi avokati i mire i interesit kombetar dhe i aspirates europiane te popullit shqiptar", - u shpreh kreu i selise roze. Ne fjalen e tij, kreu i PS-se i ka kushtuar nje rendesi te vecante reformes zgjedhore. Ai akuzoi mazhorancen per zvarritje te procesit, ndersa ka theksuar se opozita do t'i fitoje zgjedhjet me ose pa reformen. "PS dhe opozita shqiptare do t'i fitojne zgjedhjet e ardhshme me ose pa Kodin Zgjedhor, por reforma zgjedhore eshte themelore per te garantuar familjen Europiane dhe sigurisht per te garantuar se cdo vote do te lexohet ashtu sic duhet. Cka dua te them eshte se me vjedhje Saliu dhe te tijte mund te ngushtojne distancen, por kurre nuk do te arrijne qe te permbysin vullnetin e popullit, sepse rezultati do te jete nje rezultat fitues per Partine Socialiste dhe per opoziten shqiptare", - u shpreh dje kreu i selise roze. Kryesocialisti e ka cilesuar si te qellimshme vonesen ne procesin zgjedhor dhe ka theksuar se klasa politike ndodhet para te njejtit skenar. "Fatkeqesisht, po provohet ajo cka ne e kemi shprehur si nje dyshim te qarte kur kemi hyre ne kete proces. Kemi nenvizuar qe afatet jane ajo cka perben themelin e vazhdimesise se kesaj historie, si nje histori suksesi, apo si nje histori e njohur deshtimi. Praktikisht, afatet jane djegur, jane ridjegur dhe ne jemi perpara te njejtit skenar. Skenarit te terheqjes zvarre te ceshtjeve me rendesi madhore per ta vene perseri qofte opoziten, qofte publikun, qofte familjen Europiane dhe te gjithe komunitetin nderkombetar perpara faktit te kryer", - tha kryesocialisti Rama. Kreu i PS u takua ne Bruksel me kryeministrin belg, Elio di Rupo, Presidentit te Parlamentit Europian, Martin Schultz, dhe drejtorin per Zgjerimin ne Komisionin Europian, Stefano Sanino.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›