Basha: Jam korrekt me ligjin
Ministri i Brendshem, Lulzim Basha pergenjeshtron deklaraten e bere nga bashkia e Tiranes, ku ai rezulton ne listen e personave qe nuk kane paguar taksat vendore, ku perfshihet ajo e gjelberimit, pastrimit dhe baneses. Me ane te nje njoftimi per shtyp Ministri i Brendshem ka pohuar se eshte korrekt me ligjin. "nuk kam asnje takse pa paguar. Por dua te shpreh edhe shqetesimin per venien e administrates vendore te bashkise se Tiranes ne funksion te axhendes politike te kryetarit te bashkise Z. Edi Rama" thuhet ne njoftimin e Ministrise se Brendshme. Ministri Basha u lakua dje, si nje nder emrat qe nuk kishte paguar taksat e bashkise.