E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Berisha, jep pagat dhe shperblimet ose ik

Deputeti i Partise Socialiste, Besnik Baraj, i ka kerkuar dje kryeministrit Berisha qe te jape pagat dhe shperblimet per nepunesit e administrates civile, ose te largohet. "107 mije shqiptare, nepunes te administrates civile, kane marre keto dite lajmin e keq nga Sali Berisha dhe Ridvan Bode", apeloi Baraj. Sipas tij, pasi pane teatrin e radhes mes ketyre dy personazheve, ku kryeministri dhe ministri i Financave takoheshin per te diskutuar mbi mundesine e dhenies se shperblimeve, rezultati mbetet i njejte. Ai theksoi se kete dhjetor nepunesit e administrates civile, mesuese, mjeke, police, ekonomiste, juriste, punonjes te administrates qendrore e vendore, ndryshe nga vitet e tjera, nuk do te mund te marrin as shperblimin e merituar, madje as rrogen e dhjetorit. Per zyrtarin socialist, per te gjithe keta shqiptare, festat e fundvitit rrezikojne te mbeten thjesht dhe vetem nje enderr, shoqeruar nga pamundesia per te festuar. "Sali Berisha! Jep shperblimet ose largohu! Paguaj rrogat ose largohu! Mjaft luajte me problemet dhe hallet e shqiptareve. Mjaft ua rendove shqiptareve edhe me shume krizen ekonomike, duke iu shtrenjtuar energjine dhe rritur cmimet", drejtoi thirrjen kreut te ekzekutivit, deputeti i selise roze.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›