Kriza e çmimeve, Rama mbron vendimet e qeverisë

Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur vendimit e qeverisë së tij për të përballuar rritjen e çmimeve të karburanteve, energjisë elektrike dhe ushqimeve. Gjatë një komunikimi në mediat sociale ai ishte mjaftë i ashpër me kundërshtarët e tij, ndërsa i quajti vulgare sulmet ndaj qeverisë dhe atij presonalisht. Ai tha se i vinte turp që Shqipëria ishte vendi i parë i NATO-s ku protestohej për pasojat e luftës në Ukrainë. Kryeministri solli disa shifra që sipas tij tregonin angazhimin e qeverisë për ti ardhur në ndihmë popullatës. Zoti Rama veçmas u ndal tek çmimi i enegjisë elektrike i cili po kompensohet me dhimbje nga qeveria shqiptare, ndonëse është rritur të paktën 10 herë. “Ne do të rrezistojmë bashkë me ju” tha zoti Rama. Kryeministri socialist sulmoi ashpër ato segmente të opozitës që i quajti opozita nongrata, si organizatore të protestave të ditëve të fundit. “Ne nuk do të lemë askënd vetëm” përsëriti disa herë zoti Rama.
Kryeministri Edi Rama tha se qeveria shqiptare paguan 80% të faturës së energjisë së qytetarëve. Deri në fund të vitit tha kryeministri Rama do të paguajmë 650 mln euro për faturat e energjisë. “Me këtë çmim të çmendur deri në fund ne do të paguajme 650 mln euro për faturat e energjisë për 780 familje rezidente dhe 95 mijë biznese të vogla. Duhet të derdhë 259 mln euro për të kompensuar diferencën mes çmimit real dhe të paprekur për të kompensuar çmimin e energjisë” tha kryeministri Rama.
Ndërkaq ai tha se taksat e naftës nuk do të hiqen pavarësisht kërkesave të protestuesve. “Taksat nuk do të hiqen sepse çmimi i energjisë nuk do të rritet”, tha ai. Kryeministri premtoi se qeveria e tij do të reduktojë me 50 % shpenzimet e qeveritarëve për naftë, në të kundërt ata do ta paguajnë vetë. “Për mua dhe qeverinë çështja themelore nuk është si të mos na dhëmbë koka kur mbushim makinën me naftë. As atyre që vijnë këtu poshtë për të eksituar njerëzit e nxitur, por qindra mijëra shqiptarëve që nuk kanë as vetura dhe as iPhone, as nga çmimi i biletës për ata që lëvizin me autobus. Qeveria do paguaj vetëm 50 përqind nga ministrat tek unë dhe pjesa tjetër e administratës . Pjesën tjetër ta paguajnë nga xhepi nëse nuk kursejnë dot”, tha kryeministri Rama.
Duke dhënë më shumë hollësi rreth Paketës së Rezistencës Sociale ai tha se qeveria do paguajë 3000 lekë në muaj për një periudhë tremujore për një kategori pensionistësh për të përballuar rritjen e çmimeve. Kjo do i kushtojë buxhetit 3.6 miliardë lekë
Për fermerët qeveria do të akordojë rreth 1.4 miliardë lekë.
Kryeministri Rama i bëri thirrje popullatës të jetë e kujdesshme pasi situata mund të përkeqësohet.