Përfundon mbledhja e grupit parlamentar të PD, Basha: Në dispozicion të zgjidhjes së krizës

Ka zgjatur më shumë se 6 orë mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së, ku është shoqëruar me tensione të ashpra.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha foli për mediat pas përfundimit të mbledhjes, ku theksoi se është në dispozicion për çdo vendim që i shërben demokratëve.
‘Kemi pasur një diskutim të gjatë për gjendjen ku ndodhet PD. Na përbashkim, vendosmëria për të bërë gjithçka për të përbashkuar PD-në. si kryetar i PD përgjegjësia bie mbi mua. Ndava vënien time në dispozicion të zgjidhjes në të gjitha format dhe mënyrat e mundshme. Sot grupi parlamentar ka bërë një analizë të gjendjes dhe mundësitë e përbashkimit të demokratëve, nuk ka kërkuar as koka turku as justifikime. Për mua gjëja më e rëndësishme është bashkimi i demokratëve. Unë jam në dispozicion të zgjidhjes.’- tha Basha.
Por, Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, si edhe 2 nënkryetarët, Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj, kanë kërkuar që Lulzim Basha të dorëhiqet dhe t’i hapet rrugë një procesi për ringritjen e PD.
Pika e parë: Lulzim Basha dhe Sali Berisha bëjnë një tërheqje dhe lejojnë zhvillimet e mëvonëshme në PD që do të mundësonte ribashkimin e partisë.
Lulzim Basha është shprehur se është i gatshëm për zgjidhje, madje edhe të bëjë hapa pas, por pritet vendimi i Berishës. Mbetet për tu parë nëse do të vendosin të tërhiqen për t’i hapur rrugën bashkimit të demokratëve.
Sipas tij, duhet dhënë një zgjidhje që t’i shërbejë demokratëve dhe jo interesave personale të tij apo të Sali Berishës.
Pika e dytë: Drejtimin e partisë e merr një grup deputetësh i përbërë nga mbështetës të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, të cilët do të çojnë partinë drejt zgjedhjeve të reja për kryetar.Propozimet do të diskutohen edhe me kolegjin e kryetarëve, kryesinë dhe Këshillin Kombëtar, për të marrë edhe mendimin e tyre.
Pika tretë: Do të punohet për ribashkimin e partisë pas problemeve që kanë patur gjatë muajve të fundit.