E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Paketa e Rezistencës Sociale, Rama bashkëbisedim me punonjës në sektorë të ndryshëm

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të diel një bashkëbisedim me punonjës në sektorë të ndryshëm për t’i informuar rreth Paketës së Rezistencës Sociale.

Rama tha se nga fillimi i muajit prill do të reflektohet rritja e pagës minimale e cila do të shkojë 32 mijë lekë dhe se deri në fund të mandatit, paga minimale do të shkojë deri në 40 mijë lekë. 

“Në këtë situatë absurde të krijuar nga një luftë që zhvillohet vetëm 2 orë larg në vijë ajrore nga ne, shikojmë edhe pasojat e rritjes së çmimeve. Kemi vendosur heqjen e taksës me pagën mbi 40 mijë lekë. Keni dhe në të ardhur plus, që është një 7% i ndarë mes punëdhënësit dhe punëmarrësit. Pagat minimale në Shqipëri janë 30 mijë lekë dhe nga fillimi i muajit prill do të reflektohet rritja e pagës minimale e cila do të shkojë 32 mijë lekë. Deri në fund të mandatit, paga minimale do të shkojë deri në 40 mijë lekë. Gati gjysma e të punësuarve në Shqipëri janë me një pagë më të lartë se paga minimale”.- tha Rama.

Gjatë bashkëbisedimit Rama tha se ka si qëllim ruajtjen e një situatë normale. Ai deklaroi se një kilovat energji shkon në treg aktualisht 61 lekë, ndërsa familjet shqiptare e paguajnë me 9%.

“Kur të shkoni në shtëpi hidhni një sy faturës së energjisë dhe shumëzojeni me 7. Aq është çmimi real sot. Qëllimi ynë është ruajtja e  një situatë normale. Nuk ka ndodhur kurrë që një krizë të rrisë çmimet në këtë situatë. 61 lekë të jetë vlera e kilovatit dhe ju të paguani 9 lekë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë tha se Shqipëria është i vetmi vend në botë që po proteston, jo për tu solidarizuar me Ukrainën, por për rritjen e çmimeve nga lufta.

“Ne nuk jemi këtu të ulim naftën për ata që duan të furnizojnë të Furostradat dhe x5 për të bllokuar rrugët e atje dhe për t’i mbajtur njerëzit në rrugë në këtë kohë lufte, për turpin e dheut, ndërkohë që e gjithë bota del në protesta për tu solidarizuar me ato të shkretët që i kanë bombat mbi kokë. Këtu janë disa që dalin me makina x5 dhe bëjnë protesta me drita Iphonësh. Nuk kanë pensionistët drita Iphone dhe nuk kanë x5. Ato që kanë mundësi më shumë do të paguajnë më shumë. Në këtë kohë është koha për tu ndjerë mirë, që paguan më shumë kur ke më shumë. I vetmi vend i NATO-së që del në protestë për rritjen e çmimeve nga lufta në Ukrainë.”- tha Rama.

Lidhur me rritjen e çmimi miellit të miellit kryeministri Rama tha se po negociohet me Serbinë për një sasi gruri të kontraktuar më herët nga kompanitë shqiptare.

“Po negociojmë tani me Serbinë për të nxjerrë një pjesë të grurit që është kontraktuar nga kompanitë tona. Besojmë se do ta bëjmë, nëpërmjet Ballkanit të Hapur“, tha Rama.

Një ditë më parë kryeministri Rama prezantoi Paketën e Rezistencës Sociale me 7 pika për t’iu gjendur pranë qytetarëve për rritjen e çmimeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›