E Diel, 1 Nëntor 2026

Ushtria e armëve të paligjshme, ja sa armë ndodhen në duart e civilëve

armet—-Nga Dorina Bilbili—-

Tiranë- Gjatë trazirave të vitit të mbrapshtë 1997, kur u hapen depot e armatimeve në vend, shqiptarët u armatosen deri në dhëmbë, fenomen që ende sot nuk është zhbërë. Në një krahasim të numrit të armëve të zotëruara privatisht në 178 vende, Shqipëria renditet në vendin e 108-të dhe në të 70-tin për 100 banorë, sipas të dhënave të GunPolicy.org që raporton mbi parandalimin ndërkombëtar të lëndimit dhe politikat. Sipas të dhënave që disponon organizata, në Shqipëri numri i armëve të zjarrit në pronësi private është 270,000. Norma e armëmbajtjes private në Shqipëri është mes 11,47 dhe 16,212 armë zjarri për 100 njerëz.

Numri i armëve të regjistruara në Shqipëri është raportuar të jetë 65,747. Kurse norma e armëve të zjarrit të regjistruara për 100 njerëzve në Shqipëri është 2,174. Armët e mbajtura në mënyrë të paligjshme nuk mund të numërohen, por në Shqipëri po vlerësohet të jetë 200,000. Vlerësohet që vendi ynë të ketë 6,574 armë të paligjshme në 100 banorë.

Sipas GunPolicy.org forcat e mbrojtjes së Shqipërisë janë raportuar të kenë 450.000 armë zjarri. Në Shqipëri, prodhimi i armëve të vogla, municioneve dhe ose komponentëve të tyre është i ndaluar.

Nëse e krahasojmë Shqipërinë me disa nga vendet e rajonit sa i takon armëve të mbajtura në mënyrë të paligjshme apo të atyre për 100 banorë kemi: Kosova ka 415,000 armë në duart e civilëve. Armët e mbajtura në mënyrë të paligjshme nuk mund të numërohen, por në Kosovë janë vlerësuar të ketë 264.460. Vlerësohet të ketë 15,055 armë të zjarrit të paligjshme për 100 njerëz.

Shkalla e pronarëve të zjarrit të licencuar në Turqi është 0.04 për 100 njerëz ndërsa. Maqedonia ka 4.90 arme për 100 njerëz.

Në Serbi vlerësohet të ketë 12,556 armë të zjarrit të paligjshme për 100 njerëz dhe 58,212 armë të zjarrit ne total për 100 njerëz. Në Mal të Zi mendohet se ka 12,595 armë të zjarrit të paligjshme për 100 njerëz dhe 23,11 deri në 37,532 armë zjarri për 100 njerëz.

Në Bosnjë dhe Hercegovinë vlerësohet se ka 3,234 armë të paligjshme në 100 banorë. Norma e armëmbajtjes private në Bosnje dhe Hercegovinë është mes 17,31 dhe 42,822 armë zjarri për 100 njerëz.
Në Bullgari vlerësohet se ka 1,244 armë të paligjshme në 100 banorë dhe 6.2 deri në 19.4 armë për 100 banorë. Norma e armëmbajtjes privat në Greqi është 22,51 armë zjarri për 100 njerëz.

Por në vende të zhviluara si Danimarka, Italia, Franca apo Luksemburgu (përjashtuar Gjermaninë ku raportohen armë ilegale) skanë referenca për armë të paligjshme.

Në botë Jemeni është ndër lideret, i renditur i dyti sa i takon numrit të armëve në duart e civileve për numër banorësh me mbi 11 milion. Bashkë me Afganistanin, Bangladeshin, Kolumbinë etj. Republika Demokratike e Kongos numëron mes 300,000 në 800,000 armë që janë ilegalisht në duart e civilëve. Në Bolivi ka 260,000 armë në duar e civilëve. Në Brazil vlerësohet të ketë 4,725 armë të paligjshme në 100 banorë.

Armët e vogla janë përdorur për të vrarë më shumë se 1.000 njerëz çdo ditë. 34 milionë më shumë janë plagosur. Ka më shumë se 875 milion armë zjarri në botë, 75 për qind e tyre në duart e civilëve. Armët tejkalojnë automjetet e pasagjerëve me 253,000,000, ose 29%.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›