E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Berisha dështoi me mbrojtjen e grave, dhuna ndaj tyre u shtua

Olta_XhaçkaTiranë- Parti Socilste ka deklaruar sot se qeveria aktuale dështoi me mbrojtjen e grave, prandaj kjo është një nga 100 arsyet për largimin e tij. Në një deklaratë për mediat deputetja dhe kryetarja e forumit të gruas së PS-së Olta Xhaçka, u shpreh se kryeministri Sali Berisha premtoi barazi të femrave, e cila sipas saj gjatë këtyre viteve nuk ka ndodhur.

Qeveria dështoi në mbrojtjen e gruas duke u vendosur në borxh të madh me femrat e Shqipërisë. Premtoi se qeveria e tij do të promovonte barazinë ligjore dhe forcimin e instrumentave ligjor në të gjitha nivelet e qeverisjes. Ky ishte premtim i vakët dhe nuk u bë realitet. Buxheti për shanset e barabarta për vitin që shkoi ka qenë 0.04%. Berisha premtoi parandalimin e dhunës në familje dhe mbrojtjen e viktimave, por dhuna ndaj gruas ka pësuar vetëm rritje që flet për dobësimin e institucioneve të shtetit,- tha Xhaçka.

Më tej ajo u shpreh se gratë e vajzat janë të diskriminuara në punë por edhe në pjesëmarrjen në politikë, duke shtuar se qeveria ka vetëm një ministre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›