E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i KE-se Barroso dhe Fule me 20 maj vizite ne Tirane

Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso do te vizitoje Shqiperine Kosoven dhe Serbine ne datat 19-20 maj. Vizita dy-ditore eshte pjese e dyte e turneut neper vendet e Ballkanit Perendimor qe Barroso nisi me nje vizite ne Bosnje Kroaci Mal te Zi dhe Maqedoni ne fillim te muajit prill. Barroso do te shoqerohet nga Komisioneri per Zgjerim Stefan Fule.

Qellimi kryesor i vizites se perbashket do te jete per te theksuar mbeshtetjen e Komisionit per perspektiven evropiane te Serbise Kosoves dhe Shqiperise ka bere te ditur nje zedhenese e Komisionit Europian. Zedhenesja tha se Barroso dhe Fule do te perpiqen per te inkurajuar keto vende te pershpejtojne perpjekjet per te zbatuar reformat e nevojshme te cilat jane te domosdoshme per perparimin ne rrugen drejt BE-se.

Gjate vizites ne Shqiperi Barroso dhe Fule pritet te adresojne nevojen per reforma te metejshme per procesin e integrimit ne BE si dhe ceshtjen e abuzimeve te sistemit pa viza nga qytetaret shqiptare. Vizita ne Tirane do te zhvillohet me 20 maj. Pritet qe gjate takimeve me lideret e vendit teme e diskutimeve te jene dhe zgjedhjet e 8 majit.

Ne diten e pare Barroso dhe Fule do te vizitojne Beogradin. Ata pritet te diskutojne tre ceshtje kryesore ne takimet e tyre me udheheqesit e Serbise progresin drejte BE-se dialogun Beograd-Prishtine dhe pezullimin e mundshem te regjimit te liberalizimit te vizave per Serbine per shkak te abuzimeve masive te qytetaret serbe ne vendet e BE-se ku kane udhetuar.

Ne Prishtine te dy zyrtare te larte pritet te inkurajojne autoritetet e Kosoves per te forcuar luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar. Ata do te diskutojne gjithashtu mbi vazhdimin e bisedimeve Beograd-Prishtine si dhe do te diskutohet dhe ceshtja e levizjes se qytetareve.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›