Subashi: KQZ-ja të kryejë vendimarrjet e duhura

Në daljen e radhës, nënkryetarja e KQZ-së Dëshira Subashi, pas situatës së tensionuar mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës, kërkoi që Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve të kryejë vendimarrjet e duhura.
“Jam e shqetësuar për KQZ-në, në një kohë që duhet të bëjë këtë vendimarrje dhe ne kemi detyrimin të merremi me cështje zgjedhore dhe jo të pezullojmë këtë mbledhje”.
Ndër të tjera, Subashi theksoi se është e pashpjegueshme kjo situatë kaosi, ndërsa kishte kërkuar dhe shpalljen e rezultatit në KZAZ-në 49, në njësinë nr.5, per ecje me te shpejte te procesit.