E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto drejt Bukureshtit, në fokus marrëdhëniet politike

Zv. kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto gjatë datave 19-20 maj do të zhvillojë një vizitë në Bukuresht, në kuadër të rritjes së nivelit të marrëdhënieve politike dhe ekonomike mes Rumanisë dhe Shqipërisë.
 

Lajmi është bërë i ditur nga mediat rumune të cilat i referohen një përfaqësuesi zyrtar të Shqipërisë në Rumani.

Ndërkaq, gjatë qëndrimit në Romë, zv. Kryeministri dhe ministri i Jashtëm Haxhinasto bëri edhe një vizitë tek Komuniteti i Sant Exhidios, ku u takua me Monsinjor Vincenso Palja.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›