E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: KQZ të shqyrtojë çdo votë të kontestuar

Sipas tij, çdo votë duhet të numërohet dhe të reflektojë vlerat e demokracisë. 

“Kjo garë është kaq e ngushtë, të gjithë kandidatet dhe partitë duhet të respektojnë zërin e çdo qytetari. Në fund të këtij procesi, gjëja më e rëndësishme nuk është kush fiton dhe kush humbet, por që demokracia të funksionojë dhe që qytetarët të kenë bindje dhe besim se rezultatet reflektojnë saktësisht votat e tyre”, ka theksuar ai të dielën.

Basha kërkoi nga KQZ-ja që të shqyrtojë çdo votë të kontestuar pa përjashtim, dhe pavarësisht se cilin kandidat favorizon. “Çdo votë duhet t’i jepet mundësia të numërohet dhe zërit të çdo qytetari duhet t’i  jepet mundësia të dëgjohet. Gjatë këtij procesi unë mund të fitoj ose humbas vota, por pa dyshim Tirana do të ketë fituar” përfundoi ai.

Basha foli edhe për votat e hedhura në kutitë e gabuara, duke theksuar se ato janë të vlefshme dhe shprehin vullnetin qytetar.  /S.Ll/Start/
 

                                                                                             2011-05-16 08:10
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›