E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ristani: Rezultatet për Tiranën brenda 48 orëve

Sipas tij, shpallja e rezultatit përfundimtar për kreun e Bashkisë së Tiranës, do të bëhet pas ankimimit të partive politike.

“Në bazë të Kodit Zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbledh tabelat e rezultateve dhe do të bëjë një verifikim të tyre. Brenda 48 orëve që do të mblidhen të gjitha tabelat do të ketë një tabelë përmbledhëse ku do të përfshihen rezultatet për Tiranën”, theksoi Ristani.

Sipas tij, deri më tani kanë ardhur gjysma e tabelave dhe afati 48 orë nis me mbërritjen e tabelës së fundit të KZAZ-ve për Tiranën. “Rezultati përfundimtar është pas mbarimit të procesit ankimor. Tabela përmbledhëse e rezultateve bëhet brenda 48 orëve nga momenti kur vjen tabela e fundit”, shtoi ai për gazetarët. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-05-15 10:50
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›