E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Komisionerët të mos ndikohen nga trysnia e garës

Kandidati i “aleancës për qytetarin” Lulzim Basha I ka bërë thirrje komisionerëve të mos ndikohen nga trysnia e garës por të vijojnë numërimin e votave.

Në një dalje publike, Basha falenderoi sërish komisionerët për punën e palodhur që po bëjnë ndërsa theksoi se çdo shqiptar duhet të krenohet me punën e tyre e cila do të finalizojë procesin transparent të zgjedhjeve.
 

Më tej Basha ka teksuar se edhe pse ai kryeson garën për bashkinë e Tiranës ai është në pritje të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.

"Kam rimarrë kryesimin e garës megjithatë kjo nuk e ndryshon vendosmërinë time për të pritur numërimin e drejtë transparent dhe pa vonesë të çdo vote. Zëri i çdo qytetari duhet të dëgjohet”, tha Basha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›