E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vonesat në numërim, akuza PD-PS për Tiranën

UPDATE- Akuza dhe kundërakuza mes dy selive PD e PS për procesin e numërimit në Tiranë, në katër njësitë e mbetura.

Pas deklaratës së deputetit socialist, Erjon Brace për bllokim të qëllimshëm të numërimit në njësinë 5 nga ana e komisionerëve të djathtë ka reaguar zëdhënësja e PD-së, Albana Mustafaraj.

Bëjmë me dije opinionin dhe vëzhguesit, se nga ana e komisionerëve të Pd-së nuk ka pasur bllokim jo vetëm në njësinë 5, por në të gjithë njësitë ata janë në vendin e punës duke përmbushur detyrën ligjore dhe qytetare- tha ajo.

Ajo ka akuzuar komisionerët e majtë, se në njësitë 8,9 dhe 11, janë numëruesit e PS që mungojnë prej orësh në tavolina. Garantojmë qytetarët e Tiranës se cdo votë do numërohet me korrektesë- garantoi ajo.

Brace: Zhbllokoni njesine 5, ose nuk numerojme te tjerat

TIRANË- Deputeti i PS-së, Erjon Brace ka kërkuar nga Partia Demokratike zhbllokimin e procesit të numërimit në njësinë numër 5, duke kërcënuar se nëse një gjë e tillë nuk ndodh, PS dhe komisionerët e saj nuk do të numërojë në tre njesitë e tjera.

Në njësinë numër 5 janë tërhequr që të gjithë komisionert e PD dhe LSI, duke e bllokuar procesin në këtë njësi. Ky është veprim kriminal që dirigjohet nga Berisha. I lajmëroj se nëse nuk clirohet njësoa numër 5 dhe kthehet në normalitet, nuk ka numërim votash në ansjë njësi- tha Brace.

Ai akuzoi kandidatin democrat dhe deputetin Genc Ruli për këtë veprim, duke I bërë apel të tërhiqen nga plani për bllokimin e qëllimshëm të numërimit.

Nuk do lejojmë numërim votash në asnjë prej yre qendrave të tjera nëse nuk clirojnë njësinë numër 5, kjo është e prerë dhe e qartë në të drejtat tona ligjore. Kërkojmë kthimin në normalitet të procesit në njësinë numër 5- tha ai, duke garantuar se PS do i shkojë me ndershmëri dhe drejtësi cdo vote që numërohet në secilat prej qendrave të numërimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›