E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdon numërimi në Tiranë, Basha në avantazh

UPDATE- Oret e para te mengjesit, ne diten e katert te numerimit kane rinxjerre ne avantazh kandidatin demokrat per bashkine e Tiranes, Lulzim Basha.

Ne tabelen e KQZ-se qe perditesohet ne vazhdimesi me te rejat e fundit pas mbylljes se numerimit ne qendra votimi ne kryeqytet, rezulton se deri ne oren 09.00, kandidati i “Aleances per te qytetarin”, Lulzim Basha kryeson me 110868, nderkohe qe kanidati i “Aleances per te ardhmen”, Edi Rama  ka marre 11 0361 102007 vota.

Te dhenat zyrtare te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve raportojne per 430 kuti te numeruara, nga 485 qe jane ne total per gjithe Tiranen.

Qe prej oreve te para te mengjesit, vijimi i numerimit ne Tirane, vazhdon te mbaje ne krye kandidatin demokrat Basha, ndonese me nje diference te ngushte ndaj kreut te PS-se, ne gare per mandatin e katert ne bashki, Edi Rama.

Sipas zyrtarëve të zgjedhjeve, numërimi po ecën ngadalë për dy arësye; së pari këtë vit është rritur ndjeshëm numri i votuesve, krahasuar me zgjedhjet e kaluara dhe së dyti, sepse rezultati është shumë i ngushtë dhe kujdesi i numëruesve për të qenë të saktë ka ulur shpejtësinë e numërimit.

Ndërsa sipas përfaqësuesve partiakë, ndërprerjet e numërimeve  janë të qëllimshme. Forcat kryesore konkurruese në këtë garë po shkëmbejnë akuza për zvarritje të pajustifikuara të këtij procesi thjesht për qëllime mediatike, pra për tu parë disa orë njëri apo tjetri kandidat me disa vota para rivalit.

Tani vëmendja është përqëndruar tek njësia 5, 8, 9 dhe 11. Rezultatet janë të ngushta sa që analistët këtu kanë hedhur idenë që për të ulur tensionet, këto katër njësi të numërojnë paralel, përderisa pritshmëria është që aty dy kandidatët mund të marrin përsëri rezultate të ngushta.

Gara për Tiranën është sipas analistëve të politikës një nga befasitë e reja, sepse asnjëherë nuk kishte ndodhur që kandidatët të jenë aq afër njëri tjetrit dhe çdo votë ka marrë realisht një vlerë të madhe. Shqipëria ka lënë prapa votimet masive me diferenca të mëdha numrash dhe tani komisionerët dhe militantët e secilës parti po gëzohen dhe po duartrokasin edhe për një duzinë votash më shumë.

Numërimi i votave në Tiranë ka hyrë sot në ditën e katërt për të nxjerrë rezultatin nga 330 mijë vota afërsisht dhe kjo ka befasuar edhe vëzhguesit e huaj, të cilët gjatë gjithë natës nuk janë larguar nga qendrat e numërimit, dhe madje kanë shtyrë qëndrimin e tyre edhe dy javë të tjera.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›