Fshati Dukaj prej muajsh pa ujë, vidhet dhe dëmtohet ujësjellësi
Tepelenë- Edhe pse në fushatën e tanishme elektorale bëhen premtime të ndryshme, prej disa muajsh fshati Dukaj në Tepelenë vuan për mungesën e ujit të pijshëm. Rreth 200 familjet e kësaj zone detyrohet që bidonat apo dhe mjete të tjera ti mbushin në burime disa kilometra larg, duke i trasportuar me krahë dhe me kafshë.
Vetë banorët shprehen se ujësjellësi është dëmtuar herë pas here, pasi disa herë janë vjedhur pompat e ujit dhe më pas pushteti vendor nuk ka marrë ansjë masë.
Drejtuesit e komunës akuzojnë pushtein qëndror, i cili sipas tyre nuk ka mairatuar snjëherë projektin e komunës, duke shtuar se me fondet e komunës është e pamundur të realizohet një projekt ujësjellësi.
Por përvecc këtij fshati, probleme të shumta kë edhe në 14 fshatrat e tjerë të komunës Qendër-Tepelenë, por ansjë masë nuk ëhstë marrë.