E Diel, 1 Nëntor 2026

Mrekullia, fëmija lind pa gjak, mjekët e rikthejnë në jetë

Ditën e lindjes

Oliver Morgan, sot 15 muajsh

Oliver Morgan është kthyer në jetë pas vdekje pasi lindi pa gjak në trup. Sëmundja e radhën e quajtur Vasa Previa, formoi një ven ekstra gjatë kohës që ishte ende në bark.

Ai dukej i zverdhur dhe i sapolindur. Dhe pse kishin kaluar 25 minuta nga dalja e tij në jetë, doktorët ende nuk kishin arritur të dëgjonin rrahjet e zemrës së tij. Fëmija është kthyer në jetë pasi i është dhënë oksigjen, masazh në zemër dhe gjak.

Mjekët luftuan me lot në sy dhe ndien gëzim kur panë në monitor se zemra e fëmijës kishte nisur të rrihte.

Oliver tani është 15 muajsh dhe jeton i gëzuar mes nënës së tij Katy dhe babait Jeff.

Lindja e Oliverit ishte traumatike sa që nuk isha në gjendje ta tregoja historinë deri në ditën e sotme, shprehet nëna e tij 36 vjeç. Ai lindi i vdekur pa gjak por tani është i ulur këtu pranë meje duke më buzëqeshur, shton Katy.

Me kuptimin e plotë të fjalës, doktorët e kthyer atë në jetë. Nuk do të jem kurrë në gjendje ti falënderoj ata mjaftueshëm për këtë dhuratë të mrekullueshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›