E Martë, 3 Nëntor 2026

Gjykata e Lartë rrëzon Berishën, nuk e lejon të shkojë në Kuvend

Gjykata e Lartë vendosi të enjten të mos pranojë rekursin e bërë nga avokati i Sali Berishës, ndaj vendimit të Apelit të GJKKO-së, i cili nuk e lejon ish- kryeministrin të shkojë në Kuvend.

“Mospranimin e rekursit të paraqitur nga Sali Berisha, kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, theksohet në vendimin e Gjykatës së Lartë.

Berisha, ndodhet në arrest shtëpie me vendimin të GJKKO-së që prej 30 dhjetorit 2023. Ai hetohet nga SPAK-u për privatizimin e ish-klubit, Partizani. Avokatët e Berishës kanë deklaruar se vendosja e tij në masë arresti, synon djegien e mandatit të deputetit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›