Basha: Kuvendi Kombëtar ka vendosur për të ardhmen!

Kryetari PD Lulzim Basha mbrojti sot vendimet e Kuvendit Kombëtar. “Nuk ka dy PD . Ka vetëm një PD “, tha ai në një konferencë shtypi. “Kuvendi Kombëtar ka vendosur për të ardhmen!” tha zoti Basha. Ai bëri të ditur se do të japin rezultate të sakta të votimeve në Kuvend. “Faleminderit 5004 demokratëve” tha zoti Basha. “Detyra jonë është që të jemi të bashkuar”, shtoi ai.
Lidhur me fatin e Berishës, Basha tha se sjellja e tij ishte qesharake. “Do të shikojmë më tej si do sillet. Ai tashmë është përjashtuar nga grupi parlamentar” tha zoti Basha. “Kuvendi Kombëtar foli qartë. Hallet e Berishës janë të tijat, jo të PD” tha kreu i PD. “Qëllimi ynë është largimi i Edi Ramës” tha ai.