E Enjte, 5 Nëntor 2026

Berisha shpall fitoren në referendumin për shkarkimin e Bashës si kreu i PD

Ish kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar të shtunën në mbrëmje fitoren në referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës si kreu i PD. Ai tha se ky është referendumi i parë në histori që anëtarësia shkarkon kryetarin. Zoti Berisha u prit me ovacione nga përkrahësit e tij në selinë e PD, ku ndodhej zoti Basha në mbledhje me forumet e PD. “Një falenderim të përzemërt për ata që janë këtu dhe demokratëve shqiptarë. Të cilët firmosën sot më 18 dhjetor në një akt madhor në një monument madhështor të lirisë së pluralizmit politik, referendumin e parë të thërritur nga anëtarësia e një force politike në historinë e Shqipërisë, por mundet edhe më gjerë. Ndaj unë dua të përulem me nderimin më të madh para dhjetëra mijëra, më saktë para mbi 44 mijë demokratëve, që sot vendosën me votën e tyre në mënyrën më plebishitare, largimin e peng Bashës”, tha Berisha. ” Historia përsëritet” tha ai. “Fatin e Ramiz Alisë, historia përsëritet. Në vitin 1991 kjo lagje, ndër më demokratikët e kësaj toke i rezervoi diktatorit të fundit komunist disfatën turpëruese. Pas 30 vitesh, po kjo lagje i rezervon Lulzim bravës apo peng Bashës të njëjtin fat, me një dallim. Diktatori komunist nuk kishte nisur në atë lagje, kurse Lulzim brava ka lindur aty. E denatyralizoi, ky quhet procesi i denatyralizimit që i bënë demokratët e lagjes 8″, tha Berisha.

Deputetja e PD Albana Vokshi publikoi rezultatet e referendumit. Sipas saj rreth 44 mijë anëtarë të PD nuk e duan Bashën si kryetar. Të pranishmit thërrisnin parrullën e njohur për kundërshtarin “Basha ik!”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›