E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Lehtësim trafikut, ulje ndotjes në Tiranë

TIRANE- Lehtesim te trafikut, ulje te ndotjes dhe qarkullim me te mire per banoret ka premtuar kreu i Bashkisë se Tiranes, Lulzim Basha sot teksa ka inspektuar punimet në rrugën Hasa Cufa, aks që lidh lagjen Ali Demi me Bërrylin.

Me ndërtimin e kësaj rruge ne përmbushim një premtim të bërë një vit më parë për banorët e kësaj zone. Premtim që të lëvizin me një trafik më të shpejtë, me një kosto më të ulët. Ky investim po bëhet në kushtet e shpronësimit të plotë të pronarëve. Shpronësimet kapin vlerën e 112 milionë lekë nga fondet e bashkisë së Tiranës,- tha Basha.

Sipas projektit rruga Hasa Cufa do të jetë 180 metra e gjatë, me 4 korsi ku sipas kryebashkiakut Basha përveç parkimit dhe rrjetit nëntokësor, si kanalizimet rrjetit elektrik, një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe elementëve komunitarë si gjelbërimi intensiv por edhe krijimit të këndeve të lojrave për fëmijë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›