Mema: Nuk do të ndalem në rrugën time
Gazetari i Top Channel: Historia nuk mund të shitet, as të blihet
Gazetari Marin Mema, ka shkruar në faqen e tij, në rrjetin social Facebook se nuk do të ndalet. Historia e kombit shqiptar nuk shitet e as nuk lihet, nuk bëhet sipas orekseve të askujt e aq më pak të grekeve. Nëse dikush mendon se do të ndalem, gabon. Nuk do të ndalem përballë asgjëje, as para shpalljes si person i padëshiruar dhe rrezik për sigurinë kombëtare në Greqi, nuk do të ndalem për sa kohë ta dua këtë vend, ta dua këtë tokë, të dua rrënjët e mia… Unë jam shqiptar dhe i tillë do të mbetem deri në vdekje! Të jesh shqiptar do të thotë të krenohesh me historinë e lashtë të këtij kombi dhe unë do ta bëj këtë çdo ditë, çdo orë, çdo minutë të jetës sime. Në Shqipëri lejohet të hyjnë lloj-lloj maskarenjsh që flasin kundër integritetit territorial të vendit tonë e megjithatë askush nuk reagon. Nuk thotë asnjë fjalë, asnjë pipëtimë. Dje të vrisnin, siç bënë me qindra patriotë se kërkonin tu mësonin shqipen fëmijëve, sot të shpallin “NON GRATA” që të mos kesh mundësi të thuash të vërtetat që njeh historia. E këtu gabojnë, sepse ajo histori nuk do të mund të vdesë kurrë, kurrë, kurrë!!!!
Mema: Nuk do të ndalem në rrugën time burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip