Debat brenda PS-së mbi rrugët e përballjes me Berishën në zgjedhje
Replika
Nënkryetari i grupit këshillon Majkon pas alarmit: Berisha duhet rrëzuar, jo mundur
Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Erjon Braçe ka reaguar ndaj qëndrimit të mbajtur nga ish-kryeministri Pandeli Majko për mënyrën e largimit të kreut të Ekzekutivit, Sali Berisha. Do të vidhen zgjedhjet si në ’96-tën”- Alarmi. Po pra! Ndaj Sali Berisha nuk duhet “mundur”, por duhet rrezuar! Rrëzimi i tij nis nga mosbashkëpunimi, kundërshtimi, beteja e përditshme kundër praktikave të tij autoritariste, korruptive, plaçkitëse, antipopullore. Sado të vogla qofshin, kudo ku ka njerëz që vuajnë e janë të gatshëm të kundërshtojnë e ta rrëzojnë. Nuk është i forte, bie si fije kashte! Si në ’96-tën! Pa frikën e atëhershme. Frika e bën Berishën të fortë! Me shpresën e madhe të një ndryshimi që se kthen më!, shkruan Braçe në faqen Facebook. Ish-kryeministri Pandeli Majko, në një qëndrim të tijin, shprehej se vendi është në prag të manipulimit të zgjedhjeve si në zgjedhjet e 26 majit të vitit 1996. Viti 2013 (kaq i zymtë me 13-ën në fund) është shansi që antipolitika pret që të rindodhë si në 1996. Dikush pas kësaj, mos u çudisni ta shikoni duke lexuar testamentin e falsifikuar të plakut Dok Zboru. Mirëserdhët në agoninë tuaj!- Ky do të ishte konkluzioni për zgjedhjet e manipuluara elektorale. Për të gjithë, pa përjashtim!, shkruan Majko për situatën politike.
Privatizimet
Numri dy i grupit parlamentar të PS-së, Braçe ka komentuar dhe debatin mbi privatizimet e realizuara nga ana e qeverisë. Ai ka replikuar me liderin e PS-së, për çështjen e rishikimit të privatizimeve. Ne 7 vite Sali Berisha ka privatizuar në sektorë kyç të ekonomisë së vendit, aty ku socialistët para tij nuk guxuan të hynin, shkruan Braçe. Më tej ai thekson se unë besoj që sipërmarrësit nuk duan një Qeveri aleate (Berisha ju premtoi se do të ishte avokati i tyre). Për shkak te hetimeve të mia mbi korrupsionin kam kontaktuar shumë prej tyre, ata kërkojnë: së pari, thyerje të dominimit të pamerituar e jo ligjor të 5 kompanive në treg; së dyti, thyerje të monopoleve të ligjëruara nga qeveria përmes praktikave të privatizimit dhe koncesionimit; së treti, ndarje të drejtë, përmes garave reale e të ndershme të kontratave të punëve publike; së katërti, ndaljen e konkurrencës së pandershme nga politikanë që vijojnë të ruajnë bizneset e tyre edhe pas hyrjes në politikë; së pesti, funksionim të drejtë, të ndershëm e ligjor të enteve rregullatore dhe të administratës fiskale; së gjashti, pagesat në kohë, me drejtësi, ndershmëri e pa diferencime të detyrimeve kontraktuale të shtetit ndaj tyre.
Majko – Viti 2013 (kaq i zymtë me 13-ën në fund) është shansi që antipolitika pret që të rindodhë si në 1996. Dikush pas kësaj, mos u çudisni ta shikoni duke lexuar testamentin e falsifikuar të plakut Dok Zboru.
Deputeti i PS-së
Sulaj: Referendumi nuk kërkon shumicën e cilësuar të votave
Kërkesa për referendum e demokratëve do të mbështetet në nenin 150 të Kushtetutës. Deputeti demokrat, Dashnor Sula shprehet: E vetmja rrugë ligjore është neni 150, pika 2 e Kushtetutës, ku Këshilli i Ministrave apo 1/5 e deputetëve, anëtarëve të Parlamentit, çka do të thotë 28 firmëtarë, mund të marrin iniciativën ligjore për t’iu drejtuar qytetarëve. Duke iu referuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2009, ku sipas saj çdo ndryshim kushtetues duhet të behet duke kaluar përmes nenit 177 të Kushtetutës, i cili kërkon 3/5 në Kuvend, Sula argumenton se nuk kërkohet një shumicë e cilësuar prej 2/3 të votave në Parlament, për sa i përket votimit të nismës së 28 deputetëve për të kaluar në referendum, sepse ndryshe do të kishim një produkt dhe produkti do të ishte, n.q.s do të kishim një shumicë të cilësuar, 2/3 e votave, atëherë arrijmë qëllimin. Nisma realizohet nga deputetët, anëtarët e Parlamentit, pastaj brenda 60 ditëve, Gjykata Kushtetuese mund të marrë në shqyrtim këtë iniciativë, të cilën e kanë marrë këta anëtarë të Parlamentit, të nënshkruar në rastin konkret nga maxhoranca dhe pastaj kalohet në realizimin e referendumit”,-thekson Sulaj për AS TV. Deputeti demokrat kundërshton selinë rozë se ndryshimet kushtetuese, përfshi edhe paketën e plotë të reformës në drejtësi, mund të realizohen brenda shtatorit. Ndryshimet kushtetuese, të cilat u realizuan më 21 prill, po të kemi parasysh, ishin ndryshime kushtetuese, që u realizuan, do të thosha në një kohë rekord, shumë të shpejtë dhe vetë zoti Rama ka kërkuar falje dhe është bërë pishman për ato ndryshime që u realizuan më 21 prill. Unë nuk do të isha kurrsesi dakord, në radhë të parë, si jurist, e në radhë të dytë, si politikan që ndryshimet kushtetuese për Kushtetutën të bëhen brenda një dite, një jave apo një muaji”,-u shpreh ai.
Debat brenda PS-së mbi rrugët e përballjes me Berishën në zgjedhje burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip