Basha: Levizja e lire, integrim per Ballkanin
Minister i Puneve te Jashtme, Lulzim Basha, mori diten e djeshme pjese ne Samitin i Kryetareve te Shteteve e te Qeverive te vendeve anetare te SEECP, ne Pomorie te Bullgarise. Ne fjalen e tij, Basha theksoi se ishte e nevojshme qe integrimi i vendeve te Ballkanit Perendimor te shoqerohej edhe me levizjen e lire te qytetareve te ketyre vendeve aspirante per t'u bere pjese e Bashkimit Evropian.
"Proceset integruese nuk jane te plota pa lehtesimin e levizjes se njerezve, mallrave dhe sherbimeve. Konkretizimi i ketij procesi duhet te vazhdoje te mbetet prioritet i bashkepunimit mes vendeve te rajonit", deklaroi ministri i Jashtem, Basha, ne fjalen e tij. Po keshtu, ai theksoi se qeveria shqiptare eshte e angazhuar maksimalisht per te plotesuar edhe kriteret qe kerkon liberalizmi i plote i sistemit te vizave per qytetaret shqiptare. Me kete rast ai pershendeti hapjen e dialogut mes BE dhe vendeve te Ballkanit Perendimor per liberalizimin e vizave me keto vende. Duke evidentuar zhvillimet pozitive ne rajonin tone, ministri Basha theksoi se ftesa qe NATO i beri Shqiperise e Kroacise ne Samitin e Bukureshtit eshte vleresim i progresit te reformave ne vendet tona dhe nje hap i rendesishem per mbare rajonin qe ndikon per konsolidimin e sigurise dhe stabilitetit. Ministri Basha u takua dhe bisedoi me homologet e tij, ministrin e Puneve te Jashtme bullgar, Ivailo Kalfin, ministrin e Puneve te Jashtme turk, Ali Babaxhan, ministren e Puneve te Jashtme greke, Dora Bakojanis, ministrin e Jashtem rumun, Lazar Comanescu, zevendesministrja kroate, Jadranka Kosor, Kryeministrin malazez, Milo Djukanovic.
F.Mejdini