Topi: Bici e Xhoxhaj ne Gjykaten e Larte
Medi Bici dhe Altina Xhoxhaj jane anetaret me te rinj te Gjykates se Larte, Tirane. Presidenti i Republikes Bamir Topi dekretoi dje dy antaret e gjykates se larte, duke plotesuar keshtu vendet vakante ne kete institucion. "Zoti Medi Bici dhe Z.nj Altina Xhoxhaj emerohen anetare te Gjykates se Larte. Ky dekret hyn ne fuqi menjehere", firmosi dje presidenti. Gjate dites se djeshme, kreu i shtetit dekoroi dhe historianin e shquar Kristo Frasheri me Urdhrin "Nderi i Kombit". Posacerisht per te, Topi organizoi nje ceremoni te vecante ne Pallatin e Brigadave, ku nder te tjera kishte ftuar dhe personalitete te shkences, historise, gjuhesise dhe akademike te njohur. Personalisht kreu i shtetit, i dorezoi Kristo Frasherit dekoraten, e dhene me motivacionin: "Historianit te shquar, me vizion te gjere e njohuri te thella, qe dijet, pasionin dhe talentin ia perkushtoi shkrimit te historise se kombit te tij". "Jane caste kur njeriu nuk di cfare te thote, kur je ne moshe kaq te thyer. Falenderoj Presidentin e vendit per kete nder qe me beri, ne kete moshe te thyer te marr edhe nje shperblim kaq te madh dhe kaq te rralle! Nuk di si te pergjigjem", tha Frasheri. Ai u shpreh se do te vazhdoje te punoj derisa te realizoj projektet qe ka. "Kam ardhur ne Tirane, kur Shqiperia pesedhjete vjet me pare ishte "Shqiperia e kandilit". Shqiperia u be e elektrikut dhe tani po behet e internetit. Jam i lumtur qe i kam perjetuar keto pesedhjete e ca vjet dhe uroj qe vendi te shkoje gjithnje e me para", vijoi Frasheri. Kreu i shtetit priti dje dhe nje grup nxenesish te liceut te Shkodres dhe atij te Italise "Jakopone di Todi". R.R