E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bumci: Jo prokuroria ne varesi te ekzekutivit

Ish-ministri i Drejtesise, njekohesisht deputeti i Partise Demokratike, Aldo Bumci deklaroi dje se ishte e papranueshme ideja e kalimit te Prokurorise se Pergjithshme ne varesi te pushtetit ekzekutiv. Keshtu ne nje prononcim per mediat, Bumci deklaroi se nje ide e tille duhej te shoqerohej edhe ndryshime ne Kushtetute, duke qene se aty Prokuroria e Pergjithshme parashikohet si nje organ i pavarur. Aldo Bumci deklaroi se Prokuroria duhet te ruaje profilin e saj aktual ne funksionim. "Prokuroria e Pergjithshme eshte mire si institucion i pavarur dhe nuk duhet te ekzistoje ideja e kalimit te ketij institucioni ne varesi te Ekzekutivit", deklaroi dje ish-ministri i Drejtesise. Te te njejtit qendrim jane shprehur edhe me pare deputete te tjere te PD. Pak dite me pare deputeti i PD-se, Dashnor Sulaj, theksoi se, ndonese kishte modele te ndryshme ne lidhje me organizimin e Prokurorise se Pergjithshme, perseri Shqiperia e kishte te nevojshme per te ruajtur organizimin aktual. Me rinisjen e reformes ne sistemin e drejtesise riorganizimi pritet te prek edhe Prokurorine e Pergjithshme, ashtu sic priten ndryshime kompetencash edhe ne institucione te larte te drejtesise, sic eshte KLD-ja. Ne fund te muajit prill, Kuvendi amendoi Kushtetuten, duke vendosur edhe nje periudhe 5-vjecare edhe kohen kur nje kryeprokuror duhet te qendroje ne krye te ketij organi.

F.Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›