Basha Lufte betonizimit me shume hapesira sportive
Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e kryeqytetit, Lulzim Basha i shpall luftë betonizimit të Tiranës. Ai deklaroi se për një dekadë sipërfaqet e gjelbra kanë humbur terren dhe betoni ka zënë vendin e tyre, një problem serioz ky që fëmijët të rriten shëndetshëm, por që ngushton edhe hapësirat për terrene sportive. Zoti Basha ishte sot në terrenet sportive të kompleksit Dinamo, të cilin kur ishte në pozicionin e Ministrit të Brendshëm, ia kaloi nën administrim Agjencisë së Shërbimit të Sporteve. Me ardhjen tij në krye të Bashkisë së Tiranes, Lulzim Basha premton kundërsulm
Gjenerimi i terreneve sportive në kryeqytet, nisi nga kandidati për Bashkinë Tiranës, qe kur mbante postin e ministrit të Brendshëm, duke kaluar këtë terren sportiv të kompleksit Dinamo nën administrimin e Agjencisë së Shërbimit të Sporteve në ministrinë e Kulturës, sot një hapësirë zhvillimi për talentin e çdo fëmije.
Tashmë Lulzim Basha kandidat për bashkinë e Klodiana Shala kandidate për anëtare të Këshillit Bashkiak premtojnë më shumë për fëmijët e pasionuar pas sportit e që veten e tyre e ëndërrojnë kampion në të ardhmen Basha nuk preferon ta shoh garën e re që ka nisur për Tiranën në një këndvështrim të ngushtë për thithje votash. Dhe burimet për të arritur këtë nuk do te jenë vetëm kontribut i bashkisë, sektori privat do të thirret për bashkëpunim nëse Lulzim Basha do të jetë i zgjedhuri i qytetarëve të Tiranës me 8 Maj.
Zoti Basha ndoqi nga afër aktivitetet sportive, si dhe terrenet ku ato po zhvillohen. Nga afër zoti Basha ndoqi dhe pak minuta ndeshje volejbolli, sporti i tij i preferuar, të cilin ai e ka ndjekur para shumë vitesh.